Amnisti për të ardhurat e emigrantëve, Pëllumbi për Report Tv: Përjashtohen trafikantët dhe zyrtarët! Presidenti? PS ka figura të denja për kreun e shtetit

11 Prill 2022, 14:01| Përditesimi: 11 Prill 2022, 14:24

  • Share

Qeveria prezantoi disa ditë më parë rezultatet e Këshillimit Kombëtar, ku nga 12 pyetje të parashtruara nga qeveria qytetarët janë shprehur pro për 11 prej tyre, një prej të cilave ishte edhe lejimi i amnistisë për kursimet e emigrantëve.

Për deputetin e PS, Arben Pëllumbi nëse një iniciativë e tillë do të bëhet konkrete, atëherë do të vendosen edhe mekanizma për të parandaluar pastrimin e parave.

“Kjo është një çështje që këtu diskutohet prej dekadash. Ne se kemi bërë asnjëherë amnistinë fiskale. Ne kemi një popullsi shumë të madhe në diasporë dhe do të mund t’i krijojmë mundësinë që të legalizojnë kursimet e tyre. Këtu përjashtohen të gjithë ata që kanë një dënim gjykate për trafik narkotiku apo edhe ata që kanë punuar më parë në administratë. Pra në këtë aspekt përpiqemi të përjashtojmë ato kategori që mund të bëjnë pastrim parash. Besoj se do t’ia mbërrijmë kësaj gjëje por është diçka që do ta shikojmë rrugës”, tha Pëllumbi në intervistën për ‘Sot live në Shqipëri’ të gazetarit Andi Kapxhiu.

Në lidhje me deklaratat e Kryeministrit që ka kritikuar punën e SPAK dhe i bën thirrje që të fillojë hetimet edhe për korrupsionin e Sali Berishës, Pëllumbi shprehet se këtë e kërkojnë shqiptarët. Askush që ka vjedhur nuk mund të rri i qetë.

“Kjo mazhorancë është impenjuar maksimalisht për transformimin e sistemit të drejtësisë. Ne jemi anatemuar që po duam ta kapim dhe të krijojmë probleme. Mua më vjen mirë që sistemi i ri i drejtësisë, organet e tij të reja janë duke funksionuar. Sigurisht që do të kenë nevojë për më shumë eksperi4encë, por është e rëndësishme që sot organi i akuzës është një organ që nuk ka frikë nga politika apo stepet. PS ka qenë është dhe do të vazhdojë të jetë e hapur që të mos mbrojë askënd që shkel ligj. Por ne presim që sistemi i drejtësisë të merret me të gjitha aferat më të mëdha korruptive. Ky është shqetësimi që ngriti Kryeministri por që në fakt është edhe shqetësimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë”, vijoi deputeti socialist.  

Për zgjedhjen e Presidentit Arben Pëllumbi thotë se PS i ka votat për ta zgjedhur e vetme por do të bëjë të gjitha tentativat që të mund të zgjidhet në respekt të Kushtetutës që në raundin e parë.

“Në respekt të Kushtetutës që kërkon që në 3 raundet e para Presidenti të zgjidhet me 84 vota ne do të mundohemi sa të jetë e mundur që të gjejmë një president konsensual. Por për herë të parë PS i ka mundësitë ta zgjedhë edhe vetë Presidentin e Republikës dhe ka emra që janë figura të denja për të qenë President Republike. Personalisht do ta doja nga radhët e Partisë Socialiste, ndoshta jo në politikë aktive por nga radhët e PS. Shpresoj sigurisht që të mund ta zgjedhim që në raundin e parë”, tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv, deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 11/04/2022 14:18

    O like edhe antar te thjesht te PS te zgjedhi rama eshte 100 me i mir se ty e Berisha te marr se beshku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?