Sociale

Amnistia e gjobave/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Barazi dhe drejtësi për të gjithë

18 Dhjetor 2024, 13:28| Përditesimi: 18 Dhjetor 2024, 13:29

  • Share

Shoqata e Të Zgjedhurve Vendorë ka komentuar projektligjin për anulimin e gjobave. Shoqata e mbështet nismën, por kërkon konsultim me 61 bashkitë që asnjë të mos mbetet jashtë përfitimit nga ligji.

Shoqata kërkon barazi dhe drejtësi për të gjithë.

“Shoqata e Të Zgjedhurve Vendorë e konsideron të rëndësishme iniciativën për projektligjin për faljen e gjobave të ndërmarrë nga mazhoranca dhe mbështet propozimet e opozitës për zgjerime efektesh sociale.

Por ne kërkojmë që të konsultohen të 61 bashkitë për këtë projektligj, me qëllimin që asnjë i dëmtuar të mos mbetet jashtë përfitimit nga efeket e këtij ligji.

1- Të anulohen të gjitha masat administrative të vendosura sipas nenit 52, pika 1, shkronja “e”, të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, në pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim, që është shfuqiuar si papajtueshme me Kushtetutën, me vendimin nr. 15/2022 të Gjykatës Kushtetuese, që nga data e hyrjes së ligjit në fuqi e deri në momentin e shfuqizimit të tij nga Gjykata Kushtetuese.

2- Të anulohen të gjitha detyrimet e prapambetura për energjinë elektrike dhe ujin deri në datën 30 nëntor 2024 për shtresat në nevojë, duke përfshirë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.

3- Të anulohen të gjitha masat administrative së bashku me kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

4- Të anulohen të gjitha masat administrative së bashku kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 për mosrespektimin e afateve në procedurat tatimore dhe/ose mospagimin e taksës së pronës.

Barazi dhe drejtësi për të gjithë”, thuhet në qëndrimin e Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?