'Harrohet' amnistia për të burgosurit, projektligji i Etilda Gjonajt jashtë axhendës së parlamentit

23 Dhjetor 2019, 11:12| Përditesimi: 23 Dhjetor 2019, 17:14

  • Share

TIRANË- Në muajin shtator 2019 në një videokonferencë me gratë e burgosura, Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj në krah me drejtorin e burgjeve Agim Ismaili do të shprehej se Krishtlindjet dhe Vitin e Ri disa prej tyre do t'i kalonin në shtëpi.

"Dhe menjëherë deri në fund të shtatorit, që amnistia të miratohet në qeveri dhe pas kësaj të kaloj menjëherë në parlament me qëllim që dhjetori, Krishtlindjet  ato që do përfitojnë do t'i kalojnë në shtëpi", premtoi Gjonaj para të burgosurve përmes një videokonference, të cilët e falenderuan.

Premtimin se amnistia do të miratohej brenda muajit Gjonaj e forcoi edhe më datë 12 dhjetor, por paçka se muajt ecnin asgjë nuk ndryshoi.

Më 18 dhjetor 2019 parlamenti mbajti seancën e fundit plenare për këtë vit dhe projektligji për amnistinë nuk ishte pjesë e axhendës, paçka premtimit të minsitres Gjonaj. Seanca e fundit plenare pati disa pika përfshi ato ekonomike e politike, por jo amnistinë e cila kërkon nga ana tjetër dhe 3/5 e votave të kuvëndit përkthyer në 84 vota.

Report Tv ka pyetur ministren Gjonaj për mosmiratimin e amnistisë sipas premtimit të saj dhe si do të veprohet tani, por ajo nuk dha një përgjigje.

Pritej që me amnistinë e fundvitit minimalisht 650 të dënuar me vendim të formës së prerë deri në tre vite dhe gratë mbi 50 vjeç të ishin përfituesit e këtij vendimi. Amnistia e përgatitur edhe me drejtorinë e përgjithshme të burgjeve do të ndikonte dhe në uljen e mbipopullimit në burgje, por mbetet për t'u parë nëse në sesionin e janar 2020 do të futet apo jo për miratim.

731 të dënuar e undit që patën mundësi të liroheshin nga manistia i përkasin vitit 2016, ndërsa prej tre vitesh një projektligj për amnistin nuk ka mundur të kalojë në parlament para mbylljes së vitit edhe pse është premtuar publikisht.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?