Burgu i Fushë Krujës
Në ambjentet e burgut të Fushë-Krujës janë 15 të dënuar dhe të paraburgosur qe lirohen sot duke përfituar nga amnistia.
Por duhet theksuar që ka një problematikë serioze e cila detyron dhjetra të burgosur të vijojnë dënimet edhe pse ligjërisht përfitojne nga amnistia.
Konkretisht në burgun e Fushë-Krujës janë dhe 30 persona të tjerë që duhet të përfitonin nga amnistia, por e kanë të pamundur pasi nuk janë zbardhur vendimet nga ana e prokuroreve.
Nese këto të denuar apo përfitues nuk do lirohen sot ata do detyrohen që ti drejtohen gjykatave për të përfituar nga amnistia. Lirimet fillojnë në orën 13.
Lajmi kryesor:
Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 780 të dënuar, ulje dënimi për 800 të tjerë! Manja: S'përfitoi asnjë zyrtar i lartë
Xh.K/SI.E./ReportTv.al