Amnistia penale, Bardhi publikon përgjigjen e Dumanit: Përfituan vetëm 4 qytetarë, të tjerët i kishte liruar GJKKO

9 Maj, 18:04| Përditesimi: 10 Maj, 02:18

  • Share

TIRANE- Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi rrëzoi pretendimet se amnistia liroi 100 zyrtarë të korruptuar. Duke u bazuar në përgjigjen zyrtare që kreu i SPAK Altin Dumani i kishte dërguar Bardhi tha se janë liruar vetëm 4 qytetarë për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Po kështu nuk ka përfituar asnjë procedim penal nën hetim nga SPAK apo proces gjyqësor i pa përfunduar me vendim të formës së prerë nuk ka përfituar. Gjithashtu asnjë gjyqtar apo prokuror nuk ka qenë në burg në kohën e hyrjes në fuqi të Amnistisë dhe për pasojë nuk kishte sesi të përfitonte lirimin nga burgu.

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj kishte thirrur më 9 maj në Kuvend, ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja  në interpelancë lidhur me lirimin e 100 të dënuarve nga GJKKO, sipas tij, pasi kishin përfituar nga amnistia.

Bardhi tregoi dhe letërkëmbimin me kreun e SPAK Altin Dumani. Kërkesa për informacion ishte bërë më 25 prill ndërsa kthim përgjigja mbante datën më 8 maj, pra dje. 

Kërkesë për informacion e Gazment Bardhit drejtuar kreut të SPAK me 25 prill 2024

I nderuar z. Drejtues i Prokurorisë,

Me ligjin nr. 33/2024 "Për dhënie amnistie", Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rregullat për përfitimin e amnistisë nga persona të dënuar apo në procedim penal. Në një përgjigje për median, Prokuroria e Posaçme ka sqaruar se: "Nga analiza e Prokurorisë së Posaçme, për ndikimin e ligjit të sapo miratuar nr. 33/2024. "Për Dhënie Amnistine", ka një numër të dënuarish për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", të parashikuar nga neni 245/1, i Kodit Penal, që përjashtohen nga vuajtja e dënimit.

Për disa persona pavarësisht përfitimit të këtij ligji, e kanë vuajtur pjesën e dënimit të tyre. Nga ana tjetër nuk ka subjekte apo procedime që përfitojnë amnisti nga ndjekja penale. Mbështetur në të dhënat e Sektorit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Prokurorinë e Posaçme, ju informojmë se nga ky ligj përfitojnë një numër personash të dënuar, si më poshtë vijon: Për vitin 2021 janë 16 persona: Për vitin 2022 janë 24 persona; Për vitin 2023 janë 18 persona; Për vitin 2024 janë 22 persona".

Në këto kushte, në përputhje me nenin 8 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999, "Statusi i deputetit”, i ndryshuar, nenin 94 të Rregullores së Kuvendit, si dhe dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga ana juaj të na informoni përsa më poshtë:

1. Përfituesit që përmenden në statistikat tuaja janë persona të dënuar për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, i Kodit Penal, dhe është kjo kategori të dënuarish që përjashtohen nga vuajtja e dënimit?
2. Në sqarimin tuaj thuhet se "për disa persona pavarësisht përfitimit të këtij ligji, e kanë vuajtur pjesën e dënimit të tyre". Sa është numri i tyre, dhe cfarë përfitojnë këta persona nëse e kanë vuajtur pjesën e dënimit të tyre? A është përfshirë kjo kategori tek të dhënat statistikore të përmenduara në sqarimin tuaj publik?

3. Mbështetur në të dhënat e Sektorit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Prokurorinë e  Posaçme, nga ky ligj përfitojnë një numër personash të dënuar, si më poshtë vijon:
a) Për vitin 2021 janë 16 persona. Për çfarë veprash penale kanë qenë të dënuar këta persona dhe sa prej tyre ishin duke vuajtur dënimin në burg?
b) Për vitin 2022 janë 24 persona. Për çfarë veprash penale kanë qenë të dënuar këta persona dhe sa prej tyre ishin duke vuajtur dënimin në burg?
c) Për vitin 2023 janë 18 persona. Per çfarë veprash penale kanë qenë të dënuar këta persona dhe sa prej tyre ishin duke vuajtur dënimin në burg?
d) Për vitin 2024 janë 22 persona. Për çfarë veprash penale kanë qenë të dënuar këta persona dhe sa prej tyre ishin duke vuajtur dënimin në burg?

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,mbetemi në pritje të dërgimit të informacionit të kërkuar më sipër, brenda afatit të përcaktuar nga ligji.
Me respekt,
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
KRYETARI
Gazment BARDHI

Përgjigjja e Dumanit

Në përgjigje të kërkesës tuaj datë 25.04.2024, nëpërmjet së cilës kërkoni sqarime mbi të dhënat  e nxjerra nga Sektori i Ekzekutimit të Vendimeve Penale pranë Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me subjektet që përfitojnë nga ligji 33/2024 "Për dhënien amnistie", ju informojmë si më poshtë:

1. Referuar nenit 4 "Kriteri ndalues për përfitimin e amnistise", te ligjit 33/2024 "Per Dhënie Amnistic, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, është përcaktuar se: "1. Pavarësisht nga parashikimet e shkronjave "a", "c" dhe "d", të nenit 3 te ketij ligji, nuk perjashtohen nga vuajtja e denimit personat e denuar për: k) krime kundër autoritetit te shtetit”, duke cilësuar nenet që nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit.

Në mbështetje të këtij neni, është vërejtur se, neni 245/1 i K. Penal "Ushtrimi i ndikimit të pa ligjshem nudlaj personave që ushtrojnë funksione publike", vepër penale ndaj të cilës ushtron kompetencë Prokuroria e Posaçme, nuk është përfshirë ne kategorinë e veprave që nuk përjashtohen nga vuajtja e denimit, çfarë për rrjedhojë e bën atë vepër penale përfituese nga ky ligj.

Në vështrim të sa më sipër, personat e përmendur në statistikat e dhëna, janë persona te dénuar për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit te pa ligishem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike" të parashikuar nga neni 245/1 18 K. Penal, ku sipas ligjit 33/2024 "Per Dhënien e Amnistise" përjashtohen nga vuajtja e dënimit.

Nga të dhënat e publikuara nga ana jonë sqarojmë se

Personat e dënuar në vitin 2021 dhe vitin 2022, për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1 i K. Penal "Ushtrimi i ndikimit te pa ligjshëm ndaj personave që ushtrojne funksione publike", e kanë vuajtur dhe përfunduar dënimin e dhënë nga givkata para hyrjes në fuqi të ligjit 33/2024 "Për Dhëni amnistie" 

 Për vitin 2023, janë 18 persona të dënuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1 të K. Penal, nga të cilët 3 prej tyre kanë qenë të dënuar me burgim dhe për shkak se janë subjekte përfituese të ligjit 33/2024 është bërë lirimi i tyre i menjëhershëm. Po kështu, edhe për 15 personat e të tjerë, të cilët nuk janë të dënuar me burgim nga gjykata, për këtë vepër penale, por janë dënuar me kusht dhe me pune në interes publik është aplikuar përjashtimi nga ky dënim.

Për vitin 2024, janë 22 persona të dënuar për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të pa ligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" të parashikuar nga neni 245/1 të K. Penal nga të cilët, 1 prej tyre ka qenë i dënuar me burgim dhe duke qenë subjekt përfitues i ligjit 33/2024 është bërë lirimi i tij i menjëhershëm.

Për 21 persona të tjerë të cilët nuk janë të dënuar me burgim nga gjykata, për këtë vepër penale, por janë dënuar me kusht dhe me pune në interes publik aplikohet përjashtimi nga ky dënim.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!
DREJTUESI I PROKURORISË
ALTIN DUMANI
TIRANE

Amnistia penale / Letër këmbimet midis Gazment Bardhit dhe Altin Dumanit

Me 110 vota pro,  të deputetëve të Rithemelimit dhe të PS-së, Kuvendi kaloi më 4 prill 2024 ligjin për amnistinë penale pas muajve debate dhe shtyrje. Nga amnistia u është falur dënimi 146 të të burgosurve dhe u liruan prej uljes së dënimit 721 të tjerëve, ndërsa rreth 2700 personave të dënuar me shërbim prove u mbaroi dënimi.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?