I ftuar në studion e emisionit “Përballje”, sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë, Ismail Nushi tha se në projektligjin për amnistinë penale ka një ndarje të dytë, ku parashikohet amnistimi edhe i personave që janë në ndjekje penale pavarësisht fazës në të cilën ndodhen.
Ai tha se një vendim i tillë lehtëson barrën proceduese të policisë dhe prokurorisë për shkak të numrit të madh të personave që janë në paraburgim.
“Ndarja e dytë e madhe e projektligjit të amnistisë, kemi parashikuar të amnistohen edhe personat që janë në ndjekje penale pavarësisht fazës ku ndodhen. Kemi synuar të lehtësojmë barrën proceduese të gjykatës dhe policisë. Për çështje që janë me rrezikshmëri të ulët shoqërore, do të ketë një amnisti të tillë. Kjo jep mundësi që mos ta çosh qytetarin tek dyert e paraburgimit për veprën më minimale dhe t’i japim mundësinë të riintegrohet në shoqëri. Kjo i jep mundësi të fokusohen tek ajo pjesë e çështjeve të rëndësishme. Është një numër shumë i lartë dosjesh, por nuk kam numër të saktë. Sepse duhen marrë të dhëna gjykatë më gjykatë dhe prokurori më prokurori”- u shpreh Shehu.
Lajmi kryesor:
Amnistia/ ‘Përfitojnë edhe personat në ndjekje penale’, Shehu zbulon kategoritë e të dënuarve që përfitojnë: Më së shumti meshkuj, deri në 14 gra! Ja cilët përjashtohen
B.V//ReportTv.al