Mbipopullimi dhe festat, qeveria amnisti për 600 të dënuar, ja kush përfiton

30 Nëntor 2018, 13:39| Përditesimi: 1 Dhjetor 2018, 00:18

  • Share

Rreth 600 të dënuar sipas kategorive të parashikuara në ligj, do të përfitojnë nga amnistia për shkak të mbipopullimit dhe festave të fundvitit. Report Tv mëson se drafti është miratuar nga Ministria e Drejtësisë dhe i është dërguar për mendim Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme. Më pas do të jetë qeveria ajo që do të vendosë, përpara se projektligji të kalojë për miratim në Kuvend i cili në seancën e fundit të dhjetorit duhet të votojë ligjin. Pas miratimit në Kuvend, amnistia hyn në fuqi në janar të vitit të ardhshëm. Të dënuarit që do përfitojnë nga ligji, do lirohen menjëherë nga burgu.

Kush përfiton
Ajo që vlen të theksohet është se amnistia e këtij vitit pritet që t'u japë prioritet grave dhe të moshuarve të dënuar. Nga amnistia përfitojnë të dënuarit për vepra të lehta penale me dënime nga 6 muaj deri në një vit burg. Amnistohen gjithashtu personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç, përjashto ata që kanë kryer vrasje ose krime të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në projektligjin e propozuar nga qeveria, parashikohet të përfitojnë nga amnistia, të gjithë personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me burgim deri në tre vjet, për dënime të dhëna deri më 30 nëntor 2018, pavarësisht kohës që u mbetet për të vuajtur. Gjithashtu, amnistohen të gjithë personat e dënuar me burgim, të cilëve deri në datën e hyrjes së fuqi të ligjit, u kanë mbetur pa vuajtur një periudhë deri në dy vite burgim.

Përjashtohen nga amnistia
Përjashtohen nga amnistia ata që janë me burgime të përjetshme, të dënuarit për dhunë në familje, krime seksuale dhe korrupsion i zyrtarëve të lartë.Në draft parashikohet gjithashtu se “nuk përfitojnë nga amnistia, as të dënuarit për krime që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokrat të zgjedhjeve”. Një tjetër kategori që përjashtohet janë edhe personat të cilët i janë shmangur drejtësisë.

Amnistia rikthehet pas 2 vitesh. Për herë të fundit të dënuarit kanë përfituar lirinë në vitin 2016 kur lanë qelitë mbi 700 të burgosur. Ndërsa vitin e kaluar amnistia nuk u aplikua. Të drejtën për të amnistuar të dënuarit e ka edhe Presidenti. Nga ana e tij, kreu i shtetit Ilir Meta ka paralajmëruar se nuk do amnistojë asnjë të dënuar për vepra penale si dhunë në familje apo dhe krime seksuale.

Komento

Komente

  • ida: 02/04/2019 16:18

    pershendetje ju lutem mumd te na thoni kur do behet amnistia dhe kush perfiton flm

    Përgjigju
  • Ana: 14/03/2019 10:05

    Ku mund ti shikoj emrat e atyre qe e perfitojn amnistin?

    Përgjigju
  • Alda: 08/01/2019 19:08

    A do jepej amnistia per fundvithe, kurr do jepet see janari po del.mund te me thoni ju lutem

    Përgjigju
  • Emanuel: 02/01/2019 17:35

    Po kur do t behet kjo amnisti

    Përgjigju
  • Loli: 01/01/2019 02:30

    Persh po person qe eshte me sherbim prove perdition nga kjo.

    Përgjigju
  • Alda: 05/12/2018 19:50

    Po personat q Jan n paraburgim perfitojn nga kjo amnisti

    Përgjigju
  • Alda: 05/12/2018 19:48

    Po personat qe Jan ne paraburgim perfitojn nga kjo amnisti

    Përgjigju
    • Ardit: 08/12/2018 16:39

      Po lerfitoj edhe persont qe jan ne paraburgim nese i plocojn kushtet

  • Ela: 02/12/2018 11:36

    Cfar amistie Éshte kjo po ata qe Kane kryer gjysmen e denimit a perfitojne

    Përgjigju
  • beni: 01/12/2018 14:03

    po ata persona qe bien poshte 2 viteve ne muajne shkurt a e perfitojne amistine ?

    Përgjigju
  • kris: 01/12/2018 01:55

    po atyre qe u ka mbetur dhe 2 vite burgim per te bere qe nga janari 2019 a do perfitojne

    Përgjigju
  • Arber: 30/11/2018 15:07

    A perfitojn kush esht i liruar me kusht

    Përgjigju
    • Eduart: 17/12/2018 23:40

      asht mire te loro ben ata qe kam bere shum vite burg

    • silvi: 04/12/2018 18:25

      po perfitojn sipas informacionit qe kam

  • miri: 30/11/2018 14:30

    bravo nxirrini ter hajdutet na burgu.fillojne zanatin ata se bishti qenit ate di te beje, e pastaj e ka fajin policia

    Përgjigju
    • Alda: 08/01/2019 19:05

      Po perse nuk po jepet amnistia, nuk do jepej tani ne janar

  • marku: 30/11/2018 13:51

    ha ha ha. Paske Bere marreveshje me opoziten per t'u ktheyr ne Kuvend???!!! Jo per gje por duhen 84 vota per ta miratuar amisntine!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
    • Albana: 20/02/2019 18:30

      Pse nuk u be amnisti iku dhe shkurti

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?