TIRANE-Ditën e djeshme mbërriti në Presidencë ligji për amnistinë i miratuar në Kuvend javën e kaluar.
Ky ligj pritet të shqyrtohet pasi Presidenti Ilir Meta të kthehet nga Amerika ku ndodhet në një vizitë.
Nëse nuk do ta kthejë, pas dekretimit ligji do të hyjë në fuqi dhe të botohet në Fletoren Zyrtare për të hapur më pas derën e qelisë për të dënuarit që përfituan, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.
Edhe pse ishte premtuar lirimi para festave të fundvitit për gratë dhe vajzat e dënuara për të arritur këtë ditë duhet të presin të patën edhe pak javë.