Ibrahimaj në Komision Parlamentar

'Amnistohet' shkelja e parë e bizneseve, vetëm këshillim nga inspektorët jo gjobë! Ministrja: Kontrolle vetëm mbi bazë risku, ligji i vjetër ka lejuar abuzime

3 Shtator, 17:16
  • Share

Bizneset do të kenë një mundësi të dytë, nëse kapen në shkelje ligjore. Kjo amnisti është e përfshirë në projektligjin për inspektimet, që u prezantua në Komisionin e Veprimtarisë nga ministrja Delina Ibrahimaj.

“Inspektorët shkojnë në subjekt dhe shkojnë në subjekt dhe që me vizitën e parë vendosin penalitete gjoba, ndërsa tani pas miratimit të projektligjit në shumicën e rasteve vizita do të jetë këshilluese. Do të jetë e mirë përcaktuar se kush janë rastet të cilat do të jenë subjekt i penaliteve menjëherë dhe kush do jenë rastet ku do ecet me rekomandime. Biznese që janë përgjithësisht të rregullta do të inspektohen shumë rrallë”, tha Ibrahimaj.

Ministrja ka sqaruar se pritet që të ulen inspektimet deri në 40% nëpër biznese, dhe kontrollet do jenë vetëm mbi bazë analize, ndryshime që sipas saj janë të domosdoshme për shkak të abuzimeve nga inspektorët.

“Veprimtaria inspektuese karakterizohet nga mungesa e transparencës në përzgjedhjen e subjekteve për inspektim, duke lënë hapësira për praktika korruptive. Sistemi aktual i inspektimeve vuan nga mungesa e një procesi të përzgjedhjes së subjekteve në bazë risku, dhe kjo gjithashtu krijon hapësira për abuzime. Realiteti në fushën e inspektimeve nuk është aty ku ne synojmë.

Teksa prezantohej nisma ligjore, deputeti i PD Helidon Bushati kërkoi sqarime mbi çështjen e mbetjeve toksike.

“Thotë ministrja Balluku n nuk kemi asnjë lloj lidhje me mbetjet problematike, se ka koncesionari. Inspektoriatet hyjnë në çdo lloje koncesioni, për të bërë punët. Këto Inspektoratet shqiptare pse nuk kanë vepruar për mbetjet toksike që shkuan në Tajlandë. Nuk ka fare lidhje koncesionari për inspektimin e mbetjeve toksike”, tha Helidon Bushati.

“Nuk do të vendosja gishtin tek inspektoratet pasi është një çështje që është në hetim, dhe do të jenë ato që do nxjerrin se kush ka vepruar dhe kush nuk ka vepruar”, u përgjigj Ibrahimaj.

Reforma e re parashikon krijimin e 8 inspektorateve qendrore, të cilët do të kenë fusha specifike që do të mbulojnë në mënyrë që mos të ketë mbivendosje kontrollesh nga inspektorë të ndryshëm. Synohet reduktimi i kontrolleve në biznes, fuqizimi inspektimeve nga zyra, masa që sipas qeverisë do të përmirësojnë klimën e biznesit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?