Kronikë

Amortizimi i rrugës Rrëshen-Burrel, banorët protestë: Ka degraduar (VIDEO)

11 Maj 2019, 13:42| Përditesimi: 11 Maj 2019, 13:55

  • Share

Degradimi i rrugës nacionale Rrëshen-Burrel ka ngritur në protestë banorët e tre fshatrave në Mirditë. Ata tentuan të bllokojnë rrugën, por u penguan nga policia.

Sipas banoreve rruga e ndërtuar 6 vite më parë është shkatërruar plotësisht, duke ju veshtiresuar lëvizjen dhe rritur koston e jetesës. Ata thonë se cilësia e punimeve ka qenë e dobet, ndërsa kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Rruga Rrëshen-Burrel me gjatësi 31 km është ndërtuar në vitin 2013-të, por që shumë shpejt nisi të dëmtohet. Përgjatë këtij aksi ka shembje të trasesë dhe në shumë vende asfalti është shkërmoqur, duke u kthyer në një makth të vërtete për drejtuesit e automjeteve.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?