Amos reagon për herë të parë pas daljes nga shtëpia: Kërkoj ndjesë nëse dikush është fyer nga shakatë e mia

8 Shkurt 2023, 22:06| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 22:11

  • Share

Aktori Amos Zaharia ka reaguar për herë të parë pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ish-banori ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram ku falënderon mbështetësit e tij dhe shprehet i lumtur që po i rikthehet “jetës.”

Aktori ka kërkuar gjithashtu ndjesë për shakatë e tij, sipas tij të keqkuptuara, dhe për qëndrimet e tij ndaj banorëve të tjerë.

“Shumë prej jush që më njohin e ma dine humorin më kanë kuptuar, të tjerë që nuk më njohin, e kanë keqkuptuar. Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mija, sjellja ime, qëndrimet e mija në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë! Ajo që ka rëndësi është të mbetemi njerëz dhe të mos humbasim qytetarinë dhe këtu përfshij edhe veten time mbi të gjithë”-shkruan mes të tjerash Amosi.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tirane: 09/02/2023 13:30

    Ky djale shkoi per lesh .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?