Puthja e Amos dhe Deamishel

Amosi flet troç me DeaMishel: Më dhe sinjale që më pëlqen! Më paske përdorur për lojë

28 Janar 2023, 20:13| Përditesimi: 28 Janar 2023, 20:16

  • Share

Teksa dukej se mes dy banorëve të Big Brother Vip, Amosit dhe DeaMishelit po lindte një lidhje, këtë të shtunë shpresat duket se u shuan, pavarësisht se pëlqimin ndaj tyre nuk e mohojnë. Kanë qenë banorët e tjerë që i kanë pyetur ata të dy se çfarë po ndodh, dhe gjatë ndërhyrjeve Dea është mërzitur dhe është larguar me lot në sy. Më pas Amos dhe Dea janë sqaruar së bashku dhe ai i ka thënë Deas se ajo i ka lënë atij të mendoje se me veprimet dhe flirtet e saj, ka një pëlqim ndaj tij.

“Jam mërzitur për vete shumë. Nuk dua të ndihem sikur i kam dhënë sinjale, dhe i kam dhënë një PO të qartë që për mua nuk ka qenë hajde se do jemi bashkë.  E dyta kam ndjerë që më është larguar”, tha Dea.

“Ushqen ndjenja për Dean?”, pyet Armaldo.

“Jo”, thotë Amos.

“Ti për mua ndjen diçka?”, e pyet Dea-Amosin.

“Patjetër, të kam xhan. Do të ta ulëras”, tha Amos.

“Ndjenjat e mia kanë qenë të manipuluara. Kam keqkuptuar atë që t'i ke transmetuar. I kam interpretuar ndryshe”, shtoi Amosi.

“Më the jam ndjerë i përdorur, i manipuluar”, tha Dea.

“Pse duhet të arrinte deri këtu? Mund të vije dhe të thoje Amos e di si është puna, nuk e di si i ke kuptuar gjërat ti, por i ke kuptuar gabim”, tha Amos.

“Doli që ti më puthe. Kur më puthe ta thashë. Mos ma lër mua të gjithë këtë përgjegjësi”, tha Dea.

Pavarësisht mërzitjes, DeaMishel në një diskutim me Oltën është shprehur se nuk ka bërë asgjë për lojë dhe nuk rri dot pa të pasi e ka xhan.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?