Kronikë

AMP arreston policin kufitar në Portin e Durrësit, lejoi trafikun e armëve drejt Italisë (EMRI)

5 Prill, 16:22| Përditesimi: 5 Prill, 17:27

  • Share

DURRËS- Besard Xhaferri efektiv i policisë kufitare në Portin e Durrësit, është arrestuar për shpërdorim detyrë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP). Sipas AMP-së efektivi 37-vjeçar, ka lejuar trafikun e armëve drejt Italisë.

Besard Xhaferri nuk kontrolloi një 'Bizarke' (Automjet qe transporton makina) në të cilin u gjetën 2 pistoleta.

‘Nga hetimet e kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, u dokumentua me prova se ky punonjës policie ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e mjetit tip Bizarke me drejtues shtetasin E. U., 45 vjeç, i cili ka udhëtuar me linjën Durres-Bari dhe sapo ka zbritur në Bari, gjatë kontrollit i janë gjetur 2 armë zjarri të tipit pistoletë.’- njofton policia.

Ndërkohë autoritetet italiane arrestuan në Bari 45-vjeçarin. Hetimet vazhdojnë për përfshirje të punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari kriminale.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

‘Vijon procesi i vetëpastrimit në Policinë e Shtetit. Falë hetimit të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Jurisdiksionit të Përgjithshëm Durrës është arrestuar një punonjës i Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Bashkëpunimi edhe më i ngushtë i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Posaçme, sa i përket shkëmbimit të informacioneve lidhur me përfshirjen e mundshme të punonjësve të policisë në veprimtari të paligjshme, do të kontribojë ndjeshëm në realizimin me sukses të procesit të vetëpastrimit dhe, mbi të gjitha, në rritjen e llogaridhënies dhe të besueshmërisë së organizatës së Policisë së Shtetit, si institucion kyç për garantimin e rendit dhe sigurisë në vend, ku besimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera dhe publikun përbëjnë kusht themelor.’- shkruan Balla.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polo: 05/04/2024 22:47

    Hahhaha...sapo kane emruar nje kryehajdut shef i postës se portit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?