AMP kallëzon në Prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale, gjetën një linjë interneti të paautorizuar, përdorej për të transferuar të dhëna! Dyshimet për Bistrin

15 Gusht 2023, 11:34| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 20:49

  • Share

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka depozituar këtë të martë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për Forcën e Posaçme Operacionale. Nga verifikimet e AMP-së, u zbulua një linjë tjetër interneti e paautorizuar që përdorej për transferim të dhënash. Ky kallëzim i AMP-së, është bërë pak para se të arrestohej ish Shefi i Operacionales, Oltion Bistri në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’ në SPAK ndërsa pritet të hetohet nga prokurori i çështjes Dritan Nushi.

Bistri ra në pranga më 27 korrik së bashku me 5 të tjerë, mes tyre edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, me të cilin Bistri kishte një miqësi të ngushtë. Gjithçka u zbulua nga përgjimet e SKY të cilat ranë në duart e SPAK-ut, ku konkretisht Bistri por edhe një sërë personazhesh të tjerë të botës së krimit dhe zyrtarë të lartë shpërdornin detyrën.  Nuk dihet nëse ky kallëzim do të rëndojë apo jo akuzën për Bistrin, i cili në dosjet e SPAK u shfaq duke bashkëpunuar me personazhe të botës së krimit dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka, ky i fundit i arrestuar si porositës i disa vrasjeve. Por nuk përjashtohet mundësia që Bistri ta ketë përdorur këtë linjë të dyshimtë.

Në dosjen e siguruar edhe nga Report Tv, ish Shefi i Operacionales i garanton binznesmenit të Velipojës, Pëllumb Gjoka se nuk do i mbyllet kazinoja në Tiranë. Në dosje gjithashtu janë zbardhur planet për vrasjet por jo vetëm.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roko: 15/08/2023 20:50

    Hahahhaha realiteti vs policia qe duam... mali tiranes vs fushata te mbjellim nje fidan... krenar por te dhjere vs socialist...

    Përgjigju
  • Manjaku: 15/08/2023 20:25

    Bistri kriminel por internet dhe porrno ndicte edhe pellumb seferi kur ishte ne interpol nga zyra.

    Përgjigju
  • Polo: 15/08/2023 19:26

    Interneti i jashtëm ka qenë për minierat e kriptomonedhave sepse të gjitha zyrat e administratës kanë qenë të mbushura plot me pajisje që gjeneronin para me energjinë e shtetit deri sa u shëmb si skenë!

    Përgjigju
  • Jeta: 15/08/2023 19:14

    Ardi veliu eshte per tu arrestuar per vete ne shtator… cne ai qe padit operacionalen kur e dine tere dynjaja e di qe olti bistri eshte pupaci i ardi veliut!

    Përgjigju
  • Poshka: 15/08/2023 19:13

    Le ta shpëtojnë këtë majmun ai grupi mafioz nga shijaku qe fut tonelata droge qe ka në pronësi dhe hotelin qe u bë ke ura Dajlanit pa leje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?