Foto ilustruese

Kronikë

Arrestohen tre policë/ Dy vëllezërit me uniformë rrahin qytetarin në Burrel, efektivi në Berat i dehur në makinë bëri aksident

19 Shkurt, 11:20| Përditesimi: 19 Shkurt, 11:40

  • Share

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar në Dibër efektivin A. U. për “Shpërdorim detyre” dhe ka referuar në gjendje të lirë vëllanë e tij, S. U., për “Prishje të qetësisë publike” dhe “Vetëgjyqësi”, pas një konflikti të dhunshëm në Burrel.

'Nga veprimet e para hetimore të kryera nga AMP, janë krijuar dyshimet e arsyeshme të bazuar në prova e fakte, se dy punonjësit e policisë (vëllezër), janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasin A. K., në qytetin e Burrelit, ku kanë tentuar të vetësqarojnë situatën duke përfunduar në veprime të dhunshme dhe të rrezikshme për shendetin e shtetasit.', njofton AMP-ja.

Ndërkohë, në Berat është arrestuar në flagrancë specialisti i Policisë së Shtetit V. D., i cili u përfshi në një aksident automobilistik dhe rezultoi pozitiv me 0.60 mg/l alkool në gjak.

'Arrestimi i tij u krye pasi rreth orës 17:30 të datës14.02.2025, duke drejtuar automjetin e tij është përfshirë në aksident automobilistik me një automjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ai ka rezultuar pozitiv në masën 0.60 mg/l.', vijon më tej njoftimi i AMP-së.

 

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?