'Amplitudë', e Mand Xhikës me 30 piktura, meditim dhe surrealizm nga Irlanda në Pogradec

18 Qershor 2022, 16:56| Përditesimi: 18 Qershor 2022, 17:07

  • Share

Meditim në hapësirë dhe surrealizëm, është ajo që ofron ekspozita “Amplitudë” çelur për herë të parë në Galerinë e Arteve të Pogradecit nga piktori Mand Xhika.

Në vaj dhe akuarel 30 veprat në pikturë janë realizim i një punë shumëvjeçare të Xhikës, prezantuar për publikun pogradecar nën kurimin e piktores Meri File.

“Është një ndjesi e jashtëzakonshme që rrallë herë mund ta gjesh. Nuk e di nuk e kam përjetuar ndonjëherë. Është ekspozita ime e parë. Kam punuar shumë për këtë ekspozitë nga ana kurateriale, shpirtërore e teknikave etj", shprehet piktori Mand Xhika.

Nga SHBA , Ermira Babaliu ndodhet në Pogradec për ti përjetuar bashkë me piktorin, vellain, emocionet e ekspozitës

“Jam shumë e lumtur për Mandin. Ai ka shumë vjet që po punon dhe ka kohë që do doja ta hapja këtë ekspozitë. E kam patur këtë dëshirë timen. Ja ku më në fund u arrit kjo gjë”, thotë këngëtarja Ermira Babaliu.

Aktorin Anastas Kostandini (Taso) i vlerëson veprat e Xhikës si një dimension i ri i artit pamor, duke provokuar pozitivisht publikun përmes teknikave të veçanta

 “Më ka befasuar statura, niveli i pikturës së tij. Pjesa e akuareleve mendoj që janë shumë elegante dhe kanë një karakter virtuoz, kanë shumë mjeshtri, një lloj ëndërrimi mbi natyrën", shprehet piktori Anastas Kostandini (Taso).

Prej vitesh në emigracion piktori Mand Xhika e ka zhvilluar krijimtarinë e tij, në Irlandë për ta finalizuar punën me ekspozitën “Amplitudë” në qytetin e lindjes, në Pogradec.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?