Birjan me jufkat e Dibrës
Përbërësit:
- 1 pulë e vogël
- 500 gr jufka dibre
- 2 qepë mesatare
- 1 lgj kripë
- 1 lgj salcë koncentrat
- 2 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 litër buljon pule
- 1 koncentrat kubik
- Piper i kuq pluhur
- Piper i zi kokërr
Përgatitja:
Marrim pulën dhe e ndajmë në copëza. Qepën e grijmë imët dhe e kaurdisim së bashku me racionet e pulës në gjalpë. Më pas shtojmë 1 lugë salcë koncentrat dhe rreth 1 litër ujë dhe e lemë pulën të ziejë.
Ndërkohë jufkat i vendosim në një tavë, i spërkasim me pak gjalpë dhe i vendosim në furrë për rreth 10 minuta sa të marrin pak ngjyrë duke i përzier herë pas here që pjekja të bëhet e njëtrajtshme.
Rregullojmë shijen e pulës me kripë, piper të kuq dhe piper të zi kokërr. Largojmë jufkat nga furra dhe hedhim 2- 3 garuzhde lëng pule. I trazojmë për 2 minuta sa jufkat të zbuten pak dhe më pas shtojmë pjesën tjetër të buljonit si dhe racionet e pulës. I vendosim jufkat me pulë në furrë të nxehtë në 180 gradë Celsius për rreth 15 minuta.