Amvisa duaraartë nga Korça që realizon mbi 75 lloje të ndryshme zahiresh dimri. Nga petkat, turshitë, reçeli e likeri, habit me pasionin e veçantë!

30 Shtator 2022, 13:15| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 13:22

  • Share

‘’Rreze Dielli’’ ka udhëtuar drejt Korçës, ku është njohur me znj. Mimoza Fifa, një duarartë e vërtetë, e cila realizon mbi 75 lloje të ndryshme zahiresh dimri. Gjithçka që ajo realizon me shumë dashuri për familjen e saj, janë receta të trashëguara brez pas brezi.

Edhe pse përgatitja e zahireve është një traditë në familjet korçare përgjithësisht, për znj. Mimoza është shumë më tepër, një pasion i madh që ka për të gatuar dhe për të ekperimentuar me ushqimet.

“Moza është shumë e apasionuar pas këtyre gatimeve, por më ka bërë edhe mua si vetja, cdo kërkesë që ka Moza, ne e realizojmë të dy” shprehet bashkëshorti i saj.

Të gjitha zonjat e Devollit të krahinës sonë bëjnë zahire, kur është koha diell dhe e përshtatshme që të bëhen. Ne këtu ngaqë është edhe zonë kodrinore malore dhe i ftohti në dimër është goxha duhet të ushqehemi shëndetshëm” thotë ajo.

Duket se kështu ka nisur ky rrugëtim në botën e kulinarisë për znj. Moza, e cila tashmë i ka habitur të gjithë me shumëllojshmërinë e zahireve që përgatit, numëron mbi 75 lloje nga të kripurat tek të ëmblat. Në shtëpinë  e saj nuk mungon asgjë. Znj. Moza ishte shumë e gatshme për të treguar disa nga recetat e saj, ku shpesh më të kërkuarat janë brumi për petkat si dhe përgatitja e trahansë së ëmbël, që përdoren shumë në dimër.

Një kilogramë miell, 5 kokrra vezë, pak qumësht, kripë. Vezët duhet të jenë të freskëta, që brumi të jetë sa më i shëndetshëm,  për të realizuar burmin e petkave.  Trani i ëmbël me qumësht, zihet vetëm me qumësht i hedhim kripën dhe e lëmë të pushojë. Më pas e thërmojmë me shosh” thotë ajo.

Mbi 13 lloj turshisë, numërohen në kavanozët e ndryshëm të znj. Mimoza, plot shije, përgatitja e tyre është bërë me mjaft përkushtim.

“Speca me gjizë, speca djegëse me kaçkavall dhe me djath  dhe i mbush vazot me vaj ulliri. Kjo është si salcë kosi me kripë. Speca të mbushura me lakra, domate turshi me ujë dhe kripë, speca turshi me dafinë dhe uthull, domate të konservuara, patëllxhanë turshi të mbushur, kastraveca turshi etj…” tregon ajo, plot krenari llojet e ndryshme të zahireve që përgatit plot dashuri.

Në shtëpinë e saj, nuk mungojnë as zahiretë e ëmbla, lloje të ndryshme reçeli me të gjitha frutat. Lëngje frutash, madje dhe ëmbëlsirave. Përpos të tjerave, ajo përgatit edhe lloje të ndryshme likeri. Ndërsa shprehet mjaft e gatshme, të ndihmojë edhe amvisat e tjera që të realizojnë recetat e saj.

Kush e dëshiron recetën e bonboneve apo likerit le të më shkruajë në rrjetet sociale dhe I jap me detaje. Unë këtë gjë e bëj nga pasioni, nuk dua të bëj as tregëti, asgjë.  Ne i shijojmë vetëm vetë, me miq e shokë” tha znj. Mimoza.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?