Basir Çollaku

Politikë

'Analfabetë funksionalë, dje lëpinit këpucët e Bashës sot të Berishës', gazetari pranë PD: Si fshihni dot fotot e videot e ndereve nga pushteti

23 Janar, 11:07| Përditesimi: 23 Janar, 11:16

  • Share

Gazetari pranë PD, Basir Çollaku, njëkohësisht ish-kandidati i Rithemelimit në Dimalka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku kritikon ashpër ata që sipas tij po përpiqen të bëjnë "makiazh dashurie" në politikë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Çollaku i cilëson disa individë si "qiraxhinj dhe pazarxhinj të vjetër e të rinj", duke lënë të kuptohet se brenda Partisë Demokratike ka ende njerëz që lëkunden mes interesave personale dhe lojërave politike.

"Qiraxhinjtë në PD dhe pazarxhinjtë e rinj e të vjetër, të mos mos bëjnë gërr mërr nëpër oborr për të pastruar surretërit e tyre. Do mbyten brenda thesit të gënjeshtrave të tyre. Këdo bën makiazh dashurie në pleqni e njohin demokratët. Çdo shkurre ku jeni zhgërryer do të flasë e do ju shplajë. Zullapeni me ministra natën e qurraviteni për PD ditën. Ju kanë në tefterë Bela e Tao për qokat e përbashkëta. Si fshihni dot foto e video apo sms nderesh pushteti. Analfabetë funksionalë që dje lëpinit këpucët e Bashës e sot të Berishës. Ka kohë për çdo gjynah për ta thënë e për ta larë. Harami do ju bëjë zile vetë”, shkruan ai.

Në komente, Gentian Meci, një tjetër ish-kandidat i Rithemelimit në Urën Vajgurore për zgjedhjet e mbajtura në vitin 2023, e mbështet Çollakun, duke theksuar se gjatë asaj periudhe shumë nga ata që pretendonin se ishin besnikë të Berishës, në fakt po llogaritnin interesa personale.

"Shumica që hiqeshin si Berishista u shndërruan në lekista dhe të tjerë për interesa vunerabele ia kthyen kurrizin Rithemelimit", shkruan ndër të tjerash ai.

Këto kritika vijnë në një kohë kur Partinë Demokratike vetëm pak muaj e ndajë nga një tjetër sfidë e madhe, atë të zgjedhjeve të 11 majit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?