Edi Rama

Analistët opozitarë përballë Edi Ramës dhe dy pyetje për lexuesit

31 Tetor 2020, 11:54| Përditesimi: 31 Tetor 2020, 11:57

  • Share

Një sërë analistësh politikë që janë pranë kampit opozitar, të cilët kanë një qasje agresive ndaj kryeministrit Rama, qoftë kjo nëpër portale, qoftë kjo nëpër studiot televizive, po përpiqen të ngrenë në opinion publik tezën se: “Edi Rama është i vetmi kryeministër në këto tri dekada që ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës për zgjedhjet”.

Po i mëshojnë fort kësaj teze, sidomos duke theksuar se ai përdor “fuqinë e kartonëve”, për ta paraqitur kryeministrin Rama si një diktator, që nuk i duhet besuar një mandat i tretë.

Po realiteti është krejt ndryshe. Për një faj politik historik, PD e LSI braktisin 2 vjet përpara zgjedhjeve Kuvendin dhe djegin mandatet e deputetëve. Liderët opozitarë, të bindur se në Kuvend nuk do i pasonte kurrkush nga listat e tyre, e ndërmorën këtë hap ekstrem për ta futur në krizë Kuvendin e Shqipërisë, me përfaqësim të vetëm një partie politike. Duke pasur si skenar vijues dhunën në rrugë me protesta që shoqëroheshin me hedhje bombash molotov dhe tentativa për të mësyrë institucionet kushtetuese, strategjia ishte provokimi i zgjedhjeve të parakohshme me një qeveri teknike tranzitore.

A meriton respekt një opozitë e tillë kaq djallëzore, që e kërkonte rrugën e pushtetit nëpërmjet dhunës?! Logjikisht JO! Por “diktatori” Rama, ndonëse opozita PD- LSI nuk kishte më asnjë përfaqësim institucional, u dha dorën e bashkëpunimit duke ngritur Këshillin Politik, një organizëm joligjor ku do diskutoheshin çështje që kishin të bënin me reformën zgjedhore. Dhe të mendosh që mazhoranca socialiste e kishte ngritur më herët komisionin parlamentar të kësaj reforme, i cili praktikisht doli në plan të dytë sepse fuqinë e mori Këshilli Politik.

Por, që të vijmë tek votimi i “njëanshëm” prej mazhorancës socialiste, duhet të bëjmë nja dy paralelizma për të kuptuar edhe këta analistët se çfarë është të votosh njëanshmërisht duke përdorur forcën e kartonit dhe duke mos kërkuar konsensus me opozitën.

Historia nis me zgjedhjen e presidentëve të republikës. Në vitin 2002, ndonëse socialistët i kishin votat e nevojshme, zgjodhën me konsensusin e opozitës emrin e përzgjedhur prej tyre, atë të zotit Moisiu.

Pesë vjet më pas, në vitin 2007, mazhoranca demokrate me kryeministrin Berisha, nuk i kishin votat për të zgjedhur presidentin. Jo vetëm që nuk i ofruan Partisë Socialiste mundësinë që ta përzgjidhte ajo një kandidat konsensual, por arritën deri aty sa të “peshkojnë” 6 vota nga opozita duke zgjedhur si president numrin dy të PD-së Pa ato 6 vota, vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Vijojmë 5 vjet më vonë, në vitin 2012, ku sërish PD-ja dhe Berisha ishin në pushtet. Edhe kësaj here refuzuan që të zgjidhnin një emër konsensual së bashku me opozitën socialiste dhe votuan njëanshmërisht një prej figurave kryesore të PD-së, ministrin e saj të Brendshëm.

Duke u kthyer paksa në kohë, në vitin 2011, kur diskutohej emri i kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, sërish Berisha nuk ia ofroi përzgjedhjen opozitës socialiste, por vendosi me forcën e kartonin si kryetar një deputet e ministër të tijin.

Mund të lindë natyrshëm pyetja: Po ç’lidhje ka në këtë rast, nga njëra anë rregullat zgjedhore e nga ana tjetër zgjedhja e një presidenti apo kryetari të KLSH?

Lidhja është e qartë dhe kuptimplotë. Kur Sali Berisha dhe Partia Demokratike i kanë pasur numrat në Kuvend, nuk e kanë begenisur fare opozitën, por kanë vendosur si e kanë menduar vetë. Nëse deri tani nuk kemi pasur rregulla zgjedhore të vendosura në mënyrë të njëanshme nga Partia Demokratike, kjo ka ndodhur sepse ajo nuk i ka pasur votat e mjaftueshme për ta bërë këtë gjë.

Kush dyshon se nuk do ta bënte, mjafton që të lexojë edhe njëherë shembujt e mësipërm, për të kuptuar që Berisha e të tijtë nuk të falnin nëse numrat në Kuvend ua lejonin. Jo që Këshill Politik nuk do të kishin pranuar të ngrinin për të zhvlerësuar indirekt Kuvendin, jo që do votonin një Kod Zgjedhor të hartuar prej tyre, por me shumë gjasë opozitën do ta kishin konsideruar si organizatë terroriste e do ta kishin nxjerrë jashtë ligjit, nëse skenat e përditshme të dhunës së demokratëve ndaj kryeministrisë dhe Kuvendit do t’i kishin bërë socialistët.

Dhe së fundi, ata deputetë që zëvendësuan të larguarit e PD-së e LSI-së quajini si të doni, po ligjërisht ata njihen si të përzgjedhur prej Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Vota e tyre ishte përcaktuese për të kaluar kërkesat e PD-së të materializuar në marrëveshjen e 5 qershorit.

Në këmbim të votës së tyre, ata morën premtimin solemn të kryeministrit Rama se do u plotësohej kërkesa për lista të hapura dhe ulje të pragut elektoral. Praktikisht, mazhoranca socialiste u bë thjesht një notere e kërkesave të opozitës jashtëparlamentare e asaj parlamentare, duke u munduar të ekstrem që të harmonizojë sa të mundet kërkesat e tyre që hera herës binin në kontradiktë me njëra- tjetrën.

E pra, gjithë këto negociata, gjithë këto lëshime, gjithë këto begenisje ndaj gjithë llojeve të opozitës, nuk mund t’i bëjë një diktator. Një diktator ulet e shkruan vetë një ligj nga fillimi në fund dhe i vë të gjitha palët përpara faktit të kryer. A jemi në këtë rast përpara një situate të tillë? A kemi të bëjmë në këtë rast me një diktator që analistët opozitar duan ta identifikojnë me Ramën? Përgjigja i takon lexuesit.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like floriri: 02/11/2020 11:37

    Hasan ju kuptoj që ju vjen keq për atë që sot quhet opozita e rrugës,por me vjen keq njëkohësisht për ju meqë kjo opozitë ju dhimbset,pse nuk i thoni troç,koha jote mbaroi,ke nevojë të ringriesh nga e para,pasi në këto 30 vjet demokraci,veprat e tua janë, Piramidat që vodhën gjakun e mundin e shqiptarve. Zgjedhjet e 96 që bota kurrë nuk i njohu,dhe sot hajduti opozitë që e mbolli këtë farë,thërret kapni hajdutin. Korrupsioni në Shqipëri u instalua e lulëzon po nga kjo opozitë. Lufta vëllavrasëse e 97 po vepër e kësaj opozitë që sot ka dalë rrugëve me fyerje sharje e molotove,valle kjo është mbrojtja e demokracisë. 21 janari po vepër e kësaj opozitë . Grushti i shtetit po vepër e kësaj opozitë. Manipulimi i zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës,që e bënë fitues liderin e sotëm të kësaj opozitë,që fjeti 4 vjet gjumë po vepër e kësaj opozitë. Gërdeci me 26 jetë të marra po vepër e kësaj opozitë. Vjedhja galopante,çertifikuar nga KLSh e saj në rrugën e kombit vepër po e kësaj opozitë,bile e liderit të saj të sotëm. Drejtësia katrahurë e keqja më e madhe e këtij kombi,e ngritur mbi rrënjë plepash po vepër e kësaj opozitë, Braktisja e tempullit të demokracisë,dhe dalja në rrugë me molotove,për të marrë pushtetin me dhune,po vepër e kësaj opozitë. E shumë e shumë vepra të tjera z. Hasan,tani me thuaj ti ç të mirë ka bërë kjo opozitë për Shqipërinë? Përsa i përket mazhorancës,që për ju ka cenuar demokracinë në Shqipëri,kur dhe ku? Në maj të 96 që u gjakos në sheshin Skënderbe. Në luftën vëllavrasëse të 97, Në zgjedhjet e kryetarit të bashkisë Tiranë. Në ikjen nga parlamenti të asaj që sot quhet opozitë e rrugës. Në përjetimin e realizimin e reformës në drejtësi. Në ligjin për zgjedhjet e 2021 ai ligj pa votat e asaj që sot është opozita parlamentare dhe që është pjesë dhe pasardhëse e asaj të rrugës,a mund të bëhej. E çtë të them tjetër o Hasan.... Shkurt rruga e zgjidhjes me gjithë keq ardhjen tënde për tende është ringritja nga themelet e pd-së me figura të reja të së djathtës shqiptare,pasi ekzistuesit në këto 30 vjet vetëm kanë,vjedhur,vrarë,shitur troje shqiptare,e djegur Shqipërinë,këto janë veprat e mender opozitës,Hasan....

    Përgjigju
  • HASAN *ORDHA: 01/11/2020 09:44

    O hasan *ordha e 1 : Edi Rama s'ka vrar njeri, e 2 Edi Rama ka djal Gregorin e ke pa ti Gregorin çfar makine rangalle ka. A e ke pa ti sy peshkaqeni çfar jete bën krahasohe me jetën e Gregorit. A e ke pa ti lyl idjotin sa vila sa hyrje ka ? A e ke pa ti Edi në surel ka bler tokën nga fshatari e ka bër shpin e vet. Pra krahasoje Edin me lylin tat idjot. Ne lylin e kemi provu 100 her e pam çfar bëri në bashki e pam çfar bëri kur ishte ministër o hasan pordha prandaj me komentin tat fshi b*thën o hasan pordha.

    Përgjigju
  • Hasani: 31/10/2020 15:01

    Nese dikush komenton apo analizon ne menyte kritike ndaj qeverisjes, jo domosdoshmerisht eshte opozite ose prane saj. Nje pyetje i nderuar analist i pavarur afer maxhorances: Nese opozita ne vend heq dore nga mandatet, kaq e veshtire eshte per nje maxhorance te beje zgjedhje? Pasi ky eshte kuptimi i demokracise. Ne raste te ngjashme behen zgjedhje te parakoheshme. Po pse nuk eshte kaq e qarte qe pushteti gjyqesor eshte ne kolaps, ai qe presupozohet te check and balance ndaj ekzekutivit? Po pse nuk po behen haptazi gjithe ato abuzime me tendera publike? Qindra miliona euro? Cfare kerkon me shume nje 'analist i pavarur"? Jeni kaq imorale sa ska ku te veje. Bashen ne nuk e dime se si qeveris, pasi nuk e kemi pare. E dime qe nen qeverine Berisha ka bere disa pune por edhe gabime. E dime qe Berisha ishte dhe eshte nje nder abuzuesit me te medhenj ne vend. E dime qe Meta eshte po ashtu nder abuzuesit e babzitur ne kete vend. Tani po na mbushni mendjen qe Rama dhe lukunia e tij gdhihen me terhana ne mengje, e ngrysen me dhalle?! Ik ore mbushuni me gjithe sojin e ngjashem

    Përgjigju
    • jona: 01/11/2020 12:33

      Hasan, pse heq dore nje Opozite nga institucionet, mund te me thuash? Per shantazh se gje tjeter jo. Per voten e lire jo e jo se e pame si e mori LB bashkine e Tiranes... Artikulli eshte thjesht nje listim i mirfillte i sjelles se opzites se sotme kur ishte ne pushtet e tolerancen qe kishte. Mos te flasim per gazetaret pastaj qe nuk arrijne te artikulojne as pyetje normale ndaj nje ish Kryeministri pa ndroje as sot! Mendo sa shume jane dhunuar prej ti kur ka qene ne pozite. Prandaj artikulli te fton te arsyetosh, sipas kapacitet te secilit kuptohet. Tek pjesa e perfolur e tenderave, pa u forcuar sistemi i drejtesise (qe vazhdon e mbahet peng nga opozita e sotme me ne krye IM) pak gara do jene te ndershme (jo se jane shume te ndershme jashte Shqiperise - po nuk merret njeri se njerzit shikojne pune e tyre dhe po u kape me presh te pret burgu). Sa per Bashen qe thua nuk e dime si qeveris, e ke gabim mendoj. E pati shansin te qeveriste pjesen me kryesore te vendit - Tiranen. Lere pastaj si minister, vetem firmen per detin e ke kandidat per trathti kombetare. Me pak fjale deshtim total. Duhet ti besojme vendin ketij njeriu? Mos o Zot! Boll kemi humbur 30 vjet. Po behen gjera qe nuk jane bere qe me Enverin. Pse duhet ti bej Rama, pse nuk i bene ata qe iken dhe ky aty ku e lane ata te fillonte te bente gjera te tjera? Nuk dine? Sbesoj, nuk duan :(. Kemi i shprehje ne ketej nga Tirana: Zoti ta shtoft inatin. E do Zoti ja shton inatin Edi te bej sa me shume, se i cike veshtire te dale nje tjeter qe ta pasoje e te bej kaq sa po behet ne keto mandate. Mbase nuk bie dakord me sa me siper, nje qasje ndryshe te pasuron besoj.

    • Dangellia: 01/11/2020 07:21

      O cane po qenke dru me pre o der bardhe apo ben vet...te jesh kaq shpellar me mir mos shkruaj...

    • Teknik...hasani...: 31/10/2020 16:04

      Lexoje disa here artikullin dhe do e kuptosh me mire analistin...

  • TA RRRAS LALA SONE: 31/10/2020 12:38

    EDI RAMA një djal Tirane me kultur perëndimore. Sportist , Artist një njeri që flet 5 gjuh të huaja në mënyr ekselente. Ky djal Tirane vjen nga familje intelektuale të lart. E jëma Aneta sdudjuar në poloni Varshav si Dentiste i jati Artist Skluptor. Pra familje e lart intelektuale. Tani krahasoheni me qenin Bastard wc qenef salmutin familje analfabetësh e ky bastard me emrin salmut as kunatin e tij nuk njifte e imagjinoni ktë kriminel fytyr monstër të vi prap në pushtet se çfar i bën Shqipris e shkrin e shkrin Shqiprin ky bastard me kurva si monika e pijanec ordiner si hajduti ilir. Pra kta me Edi Ramën jan si nata me ditën. Në skëter vafshin kto monszra. Hec përpara çun Tirone Edi Rama. Qent le të lefin ham ham ham se tullumin e mutit do të han.

    Përgjigju
    • Shpellari nga tropoja: 01/11/2020 07:30

      Te lumte ajo goj e ajo pene...nje sahat e me par te shpetojme nga kriminlet tradhetaret rembysit hajdutet trafikantet mafjozet njerez te hurit e te litarit..,.qe te na zbardhet faqja dhe neve te thjshteve....se na turperuan..malesin si veri si jug...ptuuuuu kellirat....forca RAMA vazhdo programin gjigand

    • Ben Tironci: 31/10/2020 15:59

      Te lumte kam qejf ne ha u rras deri sa tu dalin syte kakrrdhok

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?