Analisti lexon mesazhet e koduara të Arben Ahmetajt: Nuk kanë vlerë kërcënimet nga ekzili, të vijë këtu të përballet me drejtësinë

14 Korrik 2023, 15:32| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 15:45

  • Share

Vetëm pak minuta para se Kuvendi të mblidhej në seancë plenare për të votuar kërkesën e SPAK që do i hapte rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt, ish zv/kryeministri publikoi një status në facebook ku ndër të tjera aludoi se një pjesë e pushtetit ka komplotuar me drejtësinë kundër tij

Analisti Erl Murati në një intervistë për Report TV thotë se nuk kanë vlerë kërcënimet e tij nga ekzili dhe bën një paralelizëm me kohën e arrestimit të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Nëse mbani mend rastin e arrestimit. Kur dilte Saimir Tahiri në konferenca të gjithë përpiqeshin të lexonin a gjendej ndonjë kërcënim i fshehur ndaj kryeministrit Rama, por fakti është që ministri i Brendshëm po vijon ta kryejë dënimin ndërkohë kryeministri është aty ku është. Nuk ka ndonjë vlerë të madhe kërcënimi që Arben Ahmetaj bën nga ekzili. Ahmetaj duhet të japë përgjigje drejtësisë për akuzat penale që janë ngritur. Është e nevojshme të përballet në gjyq vetë e të bëjë transparencë në opinionin publik për pikëpyetjet që ekzistojnë mbi këtë dosje” tha Murati në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu në emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report Tv.

Duke e lexuar politikisht votimin e sotëm në Kuvend, Murati thotë se është një vendim pozitiv për socialsitët fakti që nuk u bënë mburojë e Ahmetajt

“Nga pikëpamja politike është pozitive që PS bashkëpunon me drejtësinë dhe nuk bëhet zyrë avokatore”

Opozitës ia njeh si fitore të vogël

Është fitore e opozitës e cila shumë vitë me parë e ka akuzuar Ahmetaj pikërisht për këto që e akuzun prokuroria dhe ka denoncuar që nga 2018 aferën e inceneratorëve, një aferë e rëndë  për të cilën ndodhen në burg ish ministri i Mjedisit, një deputet i PS-së dhe tani kërkohet arrestimi i ish zv/kryeminsitrit” thotë Erl Murati në një intervistë për Report TV

Ish zëvendëskryeministri, akuzohet për korrupsion pasiv 6 herë, mosdeklarim apo fshehje të pasurisë si dhe për pastrim parash. SPAK po heton rolin e tij lidhur me dhënien e koncesionit për ndërtimin e tre inceneratorëve, të Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës. Më 7 korrik SPAK i kërkoi Kuvendit të hapë rrugë për arrestimin dhe kontrollin e banesës së tij. Ndërkohë votimi që autorizonte SPAK të kryente procedurat u krye më 14 korrik 2023. Me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenim, deputetët i hapën rrugë SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?