Presidenti Joe Biden

Analiza e VOA: Tavani i borxhit dhe udhëtimet e Presidentit Biden jashtë vendit

13 Maj 2023, 20:26| Përditesimi: 13 Maj 2023, 20:29

  • Share

Bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në Shtetet e Bashkuara mund të ndikojnë në planet e Presidentit Biden për të marrë pjesë në takimin e shtatë vendeve më të zhvilluara në Japoni dhe samitit 4 palësh në Australi.

Ngërçi mbi rritjen e tavanit të borxhit në bisedimet mes republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Presidentit Joe Biden mund të ndikojë në planet e Presidentit amerikan për të marrë pjesë në takimin e G-7 në Japoni dhe atë të vendeve të nismës “Quad” në Australi. Udhëtimi është planifikuar të fillojë më 17 maj.

"Është e mundur që të shtyj udhëtimin ose ta anuloj atë dhe të marr pjesë me video lidhje në takimet e planifikuara", tha Presidenti Biden.

Ndërsa pjesëmarrja e Presidentit Biden ende nuk është e sigurt, Ministrat e financave të vendeve të G-7 po diskutojnë detajet e fundit përpara samitit, duke u përqëndruar në rritjen e trysnisë ekonomike ndaj Rusisë dhe gjetjen e mënyrave për të koordinuar përpjekje kundër praktikave të "trysnisë ekonomike" nga Kina.

“Jo vetëm për të kundërshtuar përpjekjet e Kinës për të përdorur ekonominë si armë kundër vendeve të tjera, por edhe për të penguar Kinën nga ndërmarrja e veprimeve në radhë të parë”, thotë Shihoko Goto nga Qendra Wilson.

Në prag të takimit të G-7, kërcënimi ndaj ekonomisë që mund të paraqesë dështimi i Shteteve të Bashkuara për të paguar borxhet e saj, rrezikon më tej ekonominë tashmë të brishtë globale, të goditur nga pandemia dhe lufta në Ukrainë.

“Këto goditje vazhdojnë të shkaktojnë kosto të konsiderueshme për ekonominë globale. Dështimi i përpjekjeve për rritjen e tavanit të borxhit nga Shtetet e Bashkuara mund të ndikojë edhe në tregjet e aksioneve”, thotë Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen.

Pas samitit të G-7 në Japoni, do të mbahet takimi i katërt i aleancës Quad në Australi, ku pritet të marrin pjesë udhëheqësit e Japonisë, Australisë, Indisë dhe Shteteve të Bashkuara.

"Ne do të diskutojmë për ekonominë globale, e cila po vuan nga barra e inflacionit të lartë", tha kryeministri australian Anthony Albanese.

E formuar në vitin 2007 për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe ato të sigurisë, Quad gjithashtu evoluoi, duke u bërë një aleancë strategjike kundër rritjes së ndikimit të Kinës/ VOA

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?