Politikë

Analiza/ Spahiu: Kush ka të drejtë në konfliktin Rama-KLGJ? (VIDEO)

1 Shtator, 13:50| Përditesimi: 1 Shtator, 14:27

  • Share

I ftuar në Report Tv, në një intervistë për Nertil Agalliun, juristi Kreshnik Spahiu analizoi përplasjen mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe kryeministrit Edi Rama, pas kritikave të këtij të fundit ndaj disa gjyqytarëve që me vendimet e tyre kanë penguar shembjen e disa ndërtimeve pa leje në vend.

Spahiu nënkuptoi në analizën e tij se të dyja palët, si gjyqësori ashtu dhe politika, janë fajtorë pwr përhapjen e dukurisë të ndërtimeve pa leje.

“Aktualisht shteti është përfshirë në një sërë vendimmarrjes administrative për prishjen e ndërtimeve pa leje. Gjyqësori me të drejtë, apo në anën tjetër, të gabuar, thotë që ky nuk është faji im. Realisht problematikat e ndërtimeve pa leje nuk janë përgjegjësi e gjyqësorit. Përgjegjësi ligjore e ndërtimeve të bëra pa leje, të cilat kanë vite që janë ndërtuar pa leje, nuk janë si pasojë e gabimeve të gjyqësorit, po si pasojë e papërgjegjëshmërisë së politikës që ka lejuar qindra dhe mijëra pallate të ndërtohen pa leje. Dhe një ditë të bukur politika thotë që ato pallate të cilat janë ndërtuar dhe unë nuk kisha kohë të merresha me to, sot do i prish. Por gjykata nuk mund të jetë palë e menjëhershme, sepse shpeshherë ndodh që vetë shteti brenda vetes nxjerr 2 vendime të gabuara. Nga ana tjetër, politika dhe shteti ka të drejtë në momentin kur ndërmerr një aksion për një vendimmarrje e cila ndikon për publikun, ku mund të bëhen pengesë pezullimet e gjykatave sepse këto nuk janë vendime përfundimtare. Gjykata nuk është se ka marrë një vendim dhe ka thënë qeveria nuk ka të drejtë, qeveria është gabim dhe ai që ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme ka të drejtë. Jo. Gjykata ka pezulluar. Në raste të pezullimit, gjykata ka detyrimin që brenda 30 ditësh të marrë një vemdim përfundimtar për këtë çështje. Pra gabimi i gjykatave nuk janë thjeshtë vendime, por janë zvarritje. Pra për çështje të cilat ka një afat limit, të përcaktuar nga ligji për 30 ditë për çështje administrative, gjykata i lë për 3 apo 4 vjet, dhe pengon funksionimin e shtetit dhe ushtrimin e të drejtës së subjekteve private apo publike. Pra në momentin që gjykata nxjerr një akt pezullimi, nuk mund ta zgjasi përjetësisht”,- tha Spahiu.

Ora 14:15
Spahiu: Ankimi i PD për rezultatin e zgjedhjeve, shtyn dy javë, publikimin e faturës për LaCivita (VIDEO)

Në një intervistë për Nertil Agalliun në Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu tha se ankimimi i certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Kolegjin Zgjedhor, i jëp Partisë Demokratikë mundësinë që të shtyjë edhe për afro 2 javë bërjen transparente të kontratës me konsulentin elektoral nga SHBA, Chris LaCivita.

“Përfiton përkohësisht në 2 aspekte politike, zgjat 10 ditë apo 2 javë konstituimin e Kuvendit dhe nga ana tjetër zgjat edhe deklarimin e shpenzimeve në fushatën elektorale sepse sipas ligjit për financimin e partive, 60 ditë pas shpalljes përfundimtare të rezultatit, duhet të paraqesin faturën e shpenzimeve, qoftë edhe për mbështetjen e të huajve, si LaCivitsa. Mos harrojmë Ilir Meta sot është nën akuzën për mosdeklarimin e saktë të shpenzimeve të partisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”,- tha Spahiu.

Ora 14:05
Spahiu: KLGj bën mirë që reagon ndaj presionit të Ramës, po pse hesht kur i bën Berisha? (VIDEO)

Sistemi gjyqësor ndihet më i frikësuar ndaj Sali Berishës se sa ndaj kryeministrit Edi Rama. Kështu e shpjegon juristi Kreshnik Spahiu heshtjen e organeve të drejtësisë ndaj sulmeve të kryedemokratit kundrejt gjyqtarëve, dhe reagimet e shpejta kur ka kritika nga kreu i qeverisë.

Në një intervistë për Report Tv, Spahiu thotë se çdo të hënë, Berisha bën deklarata para SPAK kundër Altin Dumanit dhe kundër gjyqtarëve, por ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga KLP dhe KLGJ. Vetë këto institucione, thekson Spahiu, duhet të shpjegojnë se përse mbajnë dy standarde.

“Sigurisht që ka 2 standarde dhe kjo tregon që gjykata e ka më të lehtë për t’iu kundërvënë dhe për të kritikuar kryeministrin, se sa Sali Berishën. Sepse e ka frikë. Mendoj që gjyqësori ndihet i frikësuar nga ish kryeministri dhe e ka më të thjeshtë të reagojë ndaj Edi Ramës. Çdo ditë të hënë para SPAK-ut, ish kryeministri bën deklarata kundër drejtuesit të prokurorisë, kundër gjyqtarëve, i quan krerë të bandave, i quan të inkriminuar, por nuk kemi një reagim as nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë as nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit. Arsyet pse ata nuk reagojnë dhe nuk marrin në mbrojtje Altin Dumanin, prokurorët e SPAK-ut apo gjytarët që gjykojnë këto çështje, duhet të japin ata shpjegime pse mbajnë 2 standarde dhe unë nuk dua t’i paragjykoj”,- tha Spahiu në një intervistë për Nertil Agalliun në Report Tv.

Ora 14:05
Spahiu: Gjyqësori më shumë pushtet se politika! Gjyqtarët e përjetshëm, deputetët e përkohshëm (VIDEO)

Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Nertil Agalliun në Report Tv se pavarësisht se politika e merr fuqinë nga votëbesimi i popullit, sistemi gjyqësor ka më shumë pushtet në realitet.

“Gjyqtarët në Shqipëri janë të përjetëshëm. Ndërsa deputetët apo ministrat janë të përkohshëm. Ndonëse gjyqtarët dhe prokurorët janë të emëruar dhe nuk janë të zgjedhur, ndonëse polikanët janë të votuar nga populli, përsëri të përjetshëm nuk janë politikanët, me përjashtim 2, të Berishës dhe Ramës, që janë të paprekshëm dhe të përjetshëm. Unë konceptoj në realitet që gjyqësori ka goditur më shumë politikën se sa politika gjyqësorin. Le të themi vitet e fundit nuk ka asnjë shkarkim nga politika që të ndërhyjë dhe ti ndërpresi mandatin një gjyqtari apo prokurori, ndërsa gjyqësori me gjithë gabimet e veta, ka”,- tha Spahiu.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/09/2025 04:23

    Z.Spahiu,KLGJ nuk ka frike nga Berisha,nuk ka me frike qe nga momenti qe e vune nen hetim dhe arrest shtepie,por ata nuk merren me te sepse ai nuk ka pushtet, ka vetem celsat e kashtes. Per mua Berisha le te shaje e te derdellise dite e nate,nuk ben asnje efekt.Nuk ben efekt as te militantet qe i therret perhere per perkrahje e protesta e perhere po i firojne e do te bejne efekt mallkimet e rrufete e tij kunder prokuroreve e gjykatesve qe e kane mberthyer ne dare?!

    Përgjigju
  • Joti: 01/09/2025 15:50

    Nuk ja mban Nikut te sulmoje Ramen. O Niku ne kemi nga 2027 ne apel administrativ dhe ne buken e gojes kerkojme. Honestly jane kudo. Gjyqsori eshte me keq se para 2013.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?