Analiza vjetore, Gogu: Vit i vështirë, prioritet rindërtimin dhe lufta me COVID

5 Mars 2021, 20:11| Përditesimi: 5 Mars 2021, 20:14

  • Share

Prefekti i Qarkut Tiranë, Toni Gogu ka bërë analizën vjetore të këtij institucioni u shpreh se 2020-a nuk ka qenë vit i vështirë të diktuar nga situata e tërmetit dhe pandemisë, ndërsa kërkoi që tashmë të vijojë të ndiqet me shumë prioritet procesi i rindërtimit me qëllim përfundimin sa më herët të të gjithë banesave individuale apo objekteve të banimit që kanë nisur rindërtimin.

‘Për shkak të situatës na u desh të vendosim disa prioritete me qëllim ardhjen në ndihmë të qytetarëve pikërisht atëherë kur ata kishin nevojë, fillimisht sepse tërmeti i la pa shtëpi dhe pak më vonë si pasojë e mbylljes totale. Padyshim nuk kemi lënë mënjanë as detyrat e tjera që na përcakton ligji ndaj kemi vijuar me verifikimin e ligjshmërisë së akteve të këshillave bashkiakë ku vetëm gjatë këtij viti kemi kaluar plot 697 të tilla për pesë bashkitë e këtij qarku’ tha Gogu.

Zv.Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj teksa u njoh me të gjithë analizën vjetore, vuri në dukje se nga institucioni i prefektit është bërë një punë shumë e mirë për inspektimet dhe nxjerrjen në pah të gjendjes së digave në qark , duke sjellë kështu një pasqyrë të qartë edhe për komitetin e digave.

 ‘Dëgjova me vëmendje gjithë analizën dhe përveçse dua t’ju përgëzoj për menaxhimin e punës me gjithë situatat e paraqitura përgjatë këtij viti dua të vë në dukje dhe punën që keni bërë për inspektimin dhe hartimin e një raporti për gjendjen e gjithë digave të qarkut. Është një punë shumë e mirë dhe sigurisht që këto referenca do ti përdorim edhe në mbledhjen e radhës së komitetit të digave me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës së digave dhe ndërhyrjen në ato që tashmë kanë nevojë’, tha Hodaj

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?