Kronikë

Analizat për COVID zbuluan diabetin tek shqiptarët, mjeku Dashamir Gjergji: Kortizonikët të mos përdoren në fillesa të virusit

4 Prill 2021, 15:19| Përditesimi: 4 Prill 2021, 15:29

  • Share

Numri i diabetikëve është rritur gjatë periudhës së pandemisë, dhe shumica e kanë zbuluar se kanë këtë sëmundje, prej analizave të kryera për COVID-in. Mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji tregon se shtimi i diabetikëve është ndikuar edhe nga  përdorimi masiv i barnave gjatë trajtimit për koronavisurin.

Në të vërtet nuk është se COVID shkakton diabet por shpeshherë terapia, mjekimet që janë marrë për të trajtuar covidin kryesish barna që ne i themi kortikosteroid apo kortizonik qw i njeh ndryshe populli, ka patur le të themi një përdorim masiv të këtyre barnave. Përdorimi i këtyre barnave shoqëruar dhe me stresin infektiv pra që jep COVID ka cuar në një rritje më të madhe të numrit të të prekurve me diabet. Ndoshta është diagnoza më e mirë që është bërë në këtë periudhë për shkak se të sëmurët duke ndjekur sëmundjen e covidit kanë bërë edhe ekzaminime të tjera, kanë bërë dhe analiza të tjera”-u shpreh mjeku.

Megjithatë ai shpjegon se diabeti i shfaqur nga përdorimi i produkteve kortizonik, nuk zgjat për shumë kohë.

Njerëzit nuk duhet të shqetësohen shumë sepse edhe nëse shfaqet ndonjë diabet te këta të sëmurë, fatmirësisht nëse ka ardhur nga produktet kortizonik pra nga ky deksametazoni i famshëm që thamë, nuk është diabet që qendron gjatë fatmirësisht. Në shumicën e rasteve për aq sa kohë përdoren këto barna aq kohë ka dhe komplikime apo rëndime të nivelit të sheqerit, pra rritje të nivelit tw sheqerit”-tha mjeku Dashamir Gjergji.

Mjeku bën thirrje për kujdes në përdorimin e kortizonikëve në pacientët me COVID, pasi marrja e tyre që në fillim të sëmundjes e rëndon situatën.

Nuk duhen filluar këto produkte që në fillim të covidit. Fillimi i kortizonëve në fillim të covidit nuk bën gjë tjetër vetëm se të rëndon sëmundjen dhe e çarmatos organizmin nga lufta që ai bën ndaj kësaj sëmundje infektive”- tha mjeku.

Të sëmurët me diabet të moshave mbi 65 vjec në vendin tonë e kanë përjetuar më rëndë COVID-19. Mbi 10% e popullatës në Shqipërisë është me diabet, ndërsa vetëm gjatë periudhës së pandemisë mjekët kanë trajtuar deri në 100 raste në ditë të pacientëve me COVID dhe diabet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?