Analiza e Fatos Çoçolit: NATO, Kuçova dhe ekonomia jonë

5 Mars, 20:00| Përditesimi: 5 Mars, 20:46

  • Share

Dje të gjithë ne si shqiptarë ju gëzuam nisjes së punës së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. Kjo bazë do të mirëpresë avionë dhe helikopterë të aleancës më të madhe dhe më të fuqishme ushtarake të botës.

Hyrja në NATO dhe ekonomia e vendeve anëtare

Për shumë vende të vogla në Evropë, anëtarësimi në NATO ka nënkuptuar një bum të mirëfilltë të investimeve të huaja. Edhe pse studjuesit e ekonomisë në tërësi nuk bëjnë një lidhje të drejtpërdrejtë të sigurisë së marrë nga anëtarësimi në NATO me investimet vendase dhe të huaja në lulëzim në një vend, për shumë vende të Evropës dhe jo vetëm, hyrja në NATO ka nënkuptuar përfitime të mëdha ekonomike.

Shembuj tipikë për këtë janë vendet e vogla të Balltikut, si Estonia me 1.3 milionë banorë, Lituania me 2.8 milionë banorë dhe Letonia me 1.8 milionë banorë, por edhe Rumania, që është një vend relativisht i madh me 19 milionë banorë.

Menjëherë pas anëtarësimit në NATO të Rumanisë në vitin 2004, ky vend njohu një shtim të fortë të investimeve të huaja direkte me afro 29 përqind rritje mesatare në vit, në periudhën 2004-2007.

E njëjta gjë u vu re dhe me investimet e huaja në vendet e Balltikut. Investimet e kompanive të huaja në këto vende, që më parë stepeshin nga rreziku i aneksimit të tyre nga Rusia, u shtuan me mbi 20 përqind mesatarisht, në periudhën 2004-2007.

NATO dhe ekonomia jonë  

Vendi ynë, Shqipëria renditet i katërti në botë, në nivel të shtimit të investimeve të huaja direkte, menjëherë pas anëtarësimit në NATO. Të dyja projektet madhore të ekonomisë sonë, Gazsjellësi TAP, me vlerë 1.3 miliardë euro dhe dy hidrocentralet mbi Devoll, me vlerë tërësore 760 milionë euro, nisën hapat zbatues, pas ftesës së NATO-s për Shqipërinë më 3 prill të vitit 2008.

Në tërësi, menjëherë pas anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut Verior(NATO), edhe tek ne pati një bum të investimeve të huaja direkte. Rritja mesatare e investimeve të huaja në 16 vitet pas anëtarësimit tonë në NATO, është e konsiderueshme, mbi 22 përqind çdo vit. Kuptohet, duke përjashtuar vitet e pamundura, si viti 2020, për shkak të Pandemisë nga Covid-19.   

Inagurimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë-çfarë fitojmë si ekonomi?

Punimet për rikonstruksionin e bazës ushtarake ajrore të Kuçovës, e cila ishte nxjerrë krejtësisht jashtë përdorimit, nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe, nga shteti ynë, në bazë është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë, e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro, kurse më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare.

Ne morëm përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, vendosjen e ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

Për ne, përzgjedhja nga NATO si bazë të saj e bazës së Kuçovës, lidhet sa me pozicionin gjeo-strategjik të vendit, si dhe të vetë aeroportit të Kuçovës, aq edhe me besueshmërinë që Shqipëria ka krijuar në gjirin e aleancës ushtarake më të madhe në botë.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 07/03/2024 09:20

    Respekte Fatos! Me pelqen qe je gjithnje optimist. Vendi do ece me apo pa NATO. Mos harro edhe Rusi dhe Kina te jep po te jesh me ata. Personalisht mendoj se eshte dora e Nato-s dhe Greqise qe s'po del nafta ne Shpirag.Po hidrocentralet e Vjoses qe na i bllokoi Greqia ! Nga Tapi harroje se me shume ka fituar Greqia. Megjithate edhe un jam i gezuar per Kucoven. E meriton ajo zone me njerez te mire te hyje ne histori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?