Analizë, Mario Draghi fillon punën më të vështirë në politikën evropiane

19 Shkurt 2021, 16:56| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 16:59

  • Share

Mario Draghi fillon punën më të vështirë në karrierën e tij, por me një mbështetje të rrallë nga i gjithë spektri politik dhe qytetarët po ashtu.

Tregjet tanimë do të marrin një rrjedhë tjetër pasi kryeministri i ri italian Mario Draghi, pranoi drejtimin e qeverisë së 68-të të Italisë në 75 vjet. Aksionet u rritën ndjeshëm në momentin kur u raportua se atij i ishte kërkuar të bëhet kryeministër. Tre ditë pasi ai mori detyrën, investitorët u dyndën për të marrë bono, duke ulur kostot e huazimit. Kjo të kujtonte edhe ditët e nxehta në korrik 2012 kur Draghi, presidenti i atëhershëm i Bankës Qendrore Evropiane, u zotua të bënte "gjithçka që duhet" për të ruajtur stadin e euros. Skema e blerjes së obligacioneve,  e përdorur për ta bërë premtimin e Draghi të besueshëm, nuk u përdor kurrë: fjalët e tij ishin të mjaftueshme për të qetësuar krizat financiare.

Por trajtimi i problemeve të Italisë kërkon më shumë sesa retorikë të thjeshtë. E shkatërruar nga pandemia, në bazë të parashikimeve Italia nuk do të rimarrë veten dhe nuk do të arrijë në nivelin e PBB-në e saj para krizës deri në vitin 2023. Dhe problemet e saj të shkaktuara nga COVID-19 janë të shumta sesa thjesht rritja e ngadaltë, produktiviteti të ulët dhe borxhit të lartë

"Të gjithë i dimë përparësitë e reformave", thotë Marco Valli, një ekonomist në UniCredit. "Pyetja është, a do të jetë në gjendje Draghi të ndërhyjë shpejt tek ato që duhen shumë?"

Mund të duket sikur të gjitha letrat janë në kundër tij. Italia ka djegur gjashtë kryeministra në dekadën e fundit, që nga viti 2008, votuesit nuk e kanë zgjedhur vetë një.  Historia është e ngjashme me atë të një tjetër ish-kryeministri, në të cilin evropianët investuan shumë energji   dhe shpresa: Mario Monti, një ish-komisioner i konkurrencës , i cili mori drejtimin e qeverisë në 2011 pas rënies së qeverisë së drejtuar nga Silvio Berlusconi. Ai zgjati vetëm 18 muaj në detyrë dhe reformat e tij për pensionet me kohë u venitën.

Megjithatë, ekziston një çështje e fortë për Draghi. Trashëgimia e aktivizimit të tij për blerjen e obligacioneve  gjatë kohës kur ai drejtonte Bankën Qendrore Evropiane dhe vazhdimësia e reformave nga pasardhësja e tij Christine Lagarde, duhet t'i mbajë tregjet të qeta ndërsa ai mundohet të realizojë reformat e ndërlikuara. Për momentin, votuesit duken mbështetës dhe Draghi merr detyrën me vlerësime shumë të larta. Ndërsa Monti u përball me thirrje të ashpra për të shkurtuar shpenzimet, qeveria e Draghi do të ngarkohet me planin e rimëkëmbjes për COVID-19 prej 750 miliardë eurosh të dakorduar nga BE verën e kaluar. Kjo mund të arrijë në më shumë se 200 miliardë euro në grante dhe hua gjatë gjashtë viteve.

Kjo është thelbësore për të kuptuar se çfarë mund të arrijë kjo qeveri e shpëtimit kombëtar të e drejtuar nga Draghi. Anëtarët e saj variojnë nga e majta radikale në të djathtën, një parti e drejtuar nga lideri populist i së cilës, Matteo Salvini, i cili hoqi dorë nga Euroscepticizmin i tij në këmbim të një vendi në qeverinë Draghi. Kjo dëshmon për fuqinë e "Super Mario", njeriut që shpëtoi euron, por edhe më shumë për zhurmën që vjen në rrugën e Italisë.

Ai ofroi sugjerimet e tij të para gjatë një fjalimi në Senatin e Italisë në 17 Shkurt. Kryeministri i ri premtoi të ndryshonte planin e rimëkëmbjes të hartuar nga qeveria e Giuseppe Conte, paraardhësit të tij, veçanërisht pjesën e kushtuar objektivave mjedisorë - së cilës duhet t'i kushtohen 37% e fondeve të rimëkëmbjes. Planet përfundimtare duhet t'i paraqiten Komisionit Evropian deri në fund të Prillit.  Megjithëse 15 nga 24 vendet në tryezën e kabinetit të Draghi do të shkojnë për politikanë nga partitë e ndryshme në koalicionin e tij, ministritë që do të ekzekutojnë planin e rimëkëmbjes së Italisë do të drejtohen kryesisht nga teknokratë.

Tre bien në sy. Roberto Cingolani, një fizikan me përvojë në robotikë dhe nanoteknikë, do të drejtojë një super-ministri kushtuar tranzicionit ekologjik. Vittorio Colao, një ish-shef i Vodafone, do të mbikëqyrë çështjet dixhitale dhe teknologjike. Daniele Franco, ministri i ri i financave, vjen nga banka qendrore e Italisë. Të tre kanë ekspertizë menaxheriale si dhe teknike. Emërime të tilla, thotë  Valli, tregojnë se " Draghi dëshiron që njerëzit e tij të jenë në krye" të fondit të rimëkëmbjes. Në kohën kur ai drejtonte Bankën qëndrore evropiane ai ishte i etur për të zbatuar një politikë të mirë sesa për të fituar mbi kritikët.

Në fjalimin e tij në Senat, Draghi premtoi gjithashtu të përshpejtojë vaksinimin dhe të fillojë një rregullim gjithëpërfshirës të sistemit të tatimit mbi të ardhurat. Ai u zotua të promovojë punësimin e grave dhe të ngushtojë një nga hendeqat më të gjera të pagave në Evropë midis burrave dhe grave. Fusha të tjera për reforma janë sistemi gjyqësor dhe administrata publike. Pjesa më e madhe e kësaj do t'u pëlqejë zyrtarëve në Bruksel, të cilët panë në draftin e planit të Conte më shumë ambicie për propozimet e shpenzimeve sesa reforma që stoku i madh i borxhit të Italisë (e bën të domosdoshme.  Paolo Gentiloni, komisioneri evropian i ngarkuar me mbikëqyrjen e planeve të rimëkëmbjes, është vetë një ish-kryeministër italian që kupton bllokimet e vendit për t'u reformuar.

Pas dekadash në shërbimin publik puna e re e Draghi shënon përpjekjen e parë të 73-vjeçarit në politikën demokratike. Por etiketa "teknokrat" fsheh aq sa përshkruan. Ai shfaqi instinkte të mprehta politike gjatë krizës së euros, duke përgatitur terrenin për ndryshime të politikave. Konservatorët gjermanë urrenin mënyrën e tij të politikbërjes por nuk arritën të ndalnin politikat e tij. Kur u largua nga detyra në 2019,  Draghi u vlerësua me lavdërime nga Kancelarja Angela Merkel dhe iu dha Urdhri i Meritës i Gjermanisë, nderi i saj më i lartë civil. Shumica e udhëheqësve të Evropës, të cilët ai do të takojë virtualisht në një samit në 25 Shkurt, e njohin dhe e respektojnë atë.

E gjithë kjo duhet ta ndihmojë atë të menaxhojë atë që ka të ngjarë të jetë një administratë jetëshkurtër pasi zgjedhjet do të mbahen në qershor 2023. Përveç Lidhjes dhe Forza Italia të  Berlusconi, kabineti i  Draghi bashkon përfaqësuesit e lëvizjes Pesë Yjet dhe tre partive të majta. “Uniteti nuk është një opsion; uniteti është një detyrë, ”paralajmëroi kryeministri i ri parlamentin këtë javë. Por një e katërta e ligjvënësve të Pesë Yjeve nuk arritën ta mbështesnin atë në votimin e tij të parë të besimit në Senat. Dhe grindjet tashmë kanë shpërthyer, për zgjedhjen e ministrave të rinj dhe mbylljen e pistave të skive. Ata nuk do të jenë të fundit.

Artikull i marrë nga The Economist

Përktheu për Shqiptarja.com Suada Mehmetaj  

 

Komento

Komente

  • Auguri!: 20/02/2021 01:00

    Buon lavoro!Forza Italia!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?