Në Perëndim ende flitet shumë pak për të, megjithatë vaksinat kineze të monitoruara nga OBSH, kanë qarkulluar që në verën e vitit të kaluar shumë kohë para se Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar të fillonin fushatat e vaksinimit. Përdorimin e vaksinave kineze edhe në vendet e BE e ka mbështetur edhe Beppe Grillo themeluesi i lëvizja 5 yje në Itali. Grillo e ka deklaruar vazhdimisht futjen në përdorim të vaksinës kineze. Partia lëvizja 5 yje ka pasur një mbështetje të madhe nga italianët gjatë viteve të fundit dhe ka qenë pjesë e qeverisë. Edhe ministri i jashtëm i Italisë Luigi Di Maio është pjesë e lëvizjes 5 yje .
Në Perëndim të gjithë vëmendjen e kanë vaksinat e prodhuara nga Pfizer dhe BioNTech, e para vaksinë që arriti të marrë miratimin për përdorim emergjent nga OBSH, e pasuar nga autorizimi i kushtëzuar për përdorim i vaksinës së Modernës, e cila mori lejen për përdorim emergjent në fillim të vitit dhe së fundmi ajo e Astrazenecës. Për pjesën tjetër, mbetet në fuqi një konfuzion i madh midis vaksinave të aprovuara në një kontinent por jo në tjetrin dhe kandidatëve të vaksinave ende në zhvillim.
Ndërkohë, Pekini ka filluar fushatën e vaksinimit me një nga vaksinat e tij, atë të Sinovac, në një procedurë emergjente, së pari tek një segment i vogël i popullsisë: zyrtarë, drejtorë të ndërmarrjeve të mëdha shtetërore, oficerë doganash, punonjësit në sektorit e kompanive frigoriferike. Më vonë, në listë janë shtuar edhe vaksina të tjera dhe administrimi i tyre po zgjerohe, me synimin për të arritur në vaksinimin e të gjithë popullsisë. Numri i të vaksinuarve ka arritur mbi 50 milion, sipas vlerësimeve të fundit. Por më e rëndësishmja, nuk ka lajme për ndonjë efekt anësor, apo problem pas marrjes së vaksinës.
Ka edhe dy aspekte që duhet të merren në konsideratë
1) Kina mund të mbështetet në disa vaksina të prodhuara nga vetë ajo, katër nga ato tani gjenden në fazën 3. E para që mori dritën jeshile për përdorim emergjent është ajo e Sinopfarm, me miratimin e OBSH. Të tjerët deri më tani kanë marrë autorizim për përdorim të kushtëzuar.
2) Ditë pas dite po rritet numri i vendeve të huaja të cilat po porosisin rezervat e vaksinave kineze. Shumë prej tyre kanë marrë sasi të mëdha dhe kanë nënshkruar marrëveshje me Pekinin. Vetëm në Janar mund të përmendim Egjiptin, Pakistanin dhe Ukrainën të cilët blenë mbi një milion doza nga kompania farmaceutike Sinopharm; Indonezia dhe Tajlanda blenë dy milion, ndërsa Emiratet Arabe dhe Bahreini e kanë aprovuar atë. Meksika ka nënshkruar një marrëveshje për 35 milion doza të vaksinës së prodhuar nga CanSino. Turqia, në anën tjetër ka marrë dërgesën e 3 milion dozave të para nga 50 të planifikuara në total nga Sinovac.
Është mëse e lehtë për të kuptuar angazhimin e madh të Kinës për të krijuar një komunitet me të ardhme të përbashkët; jo vetëm për marrëveshjet gjithnjë e më të shumta me kombet në të gjithë botën, por mbi të gjitha për vullnetin e hekurt për të vendosur shëndetin para çdo çështjeje tjetër. Vlera e lartë morale dhe praktike e konceptit të një komuniteti njerëzor i cili ndan një fat të përbashkët është e pashembullt. Kjo është arsyeja se përse po gjeneron konsensus në rritje.
Kina është e vetmja në gjendje të ofrojë një vizion të normalizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe e gatshme për të punuar konkretisht për të, nëpërmjet nismës së saj BRI (Nisma Kineze për të lidhur Evropën , Azinë dhe Afrikë në rrugë detare dhe tokësore) dhe bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë.
Në përvojën kineze, bashkëpunimi dhe mirëqenia e njerëzve vijnë para çdo gjëje tjetër, për këtë arsye vendi ka arritur rezultatet e kërkuara në mënyrë paqësore, pa imponime dhe me respekt të ndërsjellë.
Nga ana tjetër, duhet theksuar se ne nuk po flasim për vaksina të rrezikshme, duke pasur parasysh faktin që një numër i madh i shteteve kanë zgjedhur të mbështeten në vaksinat e krijuara në Moskë dhe Pekin. Sa i përket vaksinës kineze, Hungaria, Serbia dhe Ukraina janë vendet e para evropiane që i kanë dhënë dritën jeshile . Për vaksinën ruse Sputnik V është e nevojshme drita jeshile nga EMA dhe në çdo rast para se të hidhet në tregun evropian, do të nevojiten kontrolle në impiantet e prodhimit të vendosura në Rusi. Një argument i ngjashëm mund të përdoret edhe në vaksinat kineze.
Prandaj në duhet të pyesim veten se kur do të merren në konsideratë vaksinat kineze nga Evropa dhe SHBA, duke pasur parasysh alarmin e ngritur nga kreu i BioNTech, Ugur Sahin, në lidhje me mungesën e vaksinave të disponueshme në Kontinentin e Vjetër dhe ndërprerjet e fundit të zinxhirit prodhues të Pfizer.
Gjysma e vendeve të botës kanë bërë ose po bëjnë marrëveshje me kompanitë kineze, megjithatë nuk duket se ka pasur diskutime midis këtyre të fundit dhe agjencizë së barnave të BE dhe SHBA për të filluar vlerësimin e tyre dhe për të arritur një autorizim të mundshëm për përdorim emergjent. Por, siç është edhe shprehja... kurrë mos thuaj kurrë.
Në fund, ia vlen të bëhet një krahasim i shpejtë teknik midis vaksinave kryesore të zhvilluara nga kompanitë farmaceutike perëndimore dhe atyre të prodhuara nga kompanitë kineze.
Dy vaksinat ajo e Sinopharm dhe Sinovac janë të krijuara nga pjesë jo aktive të virusit ndërsa CanSino mbështetet në një adenovirus, njëjtë siç është vaksina suedeze-britanike e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me Astrazeneca. Vaksinat të krijuara me pjesë jo aktive nuk kërkojnë ngrirje ekstreme dhe e bëjnë shumë më të lehtë ruajtjen dhe shpërndarjen e tyre në të gjithë botën.
Nga ana tjetër, vaksinat e Moderna dhe Pfizer-BioNTech janë vaksina të krijuara me pjesë të ndryshme të ARN-së: prandaj duhet të ruhen përkatësisht në temperatura tejet të ulëta- 20 dhe - 70 ° C në mënyrë që të jenë efektive. Vaksinat kineze të bazuara në viruse jo aktivë , siç është ajo e AstraZeneca "mbështeten" te grimcat virale "të vdekura". Këto janë përgjegjëse për aktivizimin e sistemit imunitar, në mënyrë që të prodhojë antitrupa. Vaksina e bazuar në mARN përdor një teknologji tjetër. Funksionon duke injektuar disa nga kodet gjenetike të koronavirusit në trup për të stërvitur sistemin imunitar për të sulmuar virusin.
Përktheu për Shqiptarja.com Suada Mehmetaj
Bep Grilli ka dal mashtrusi me i madh nga gjith mashtrusat qe ka pas italia ne udhheqje,ndyrsir e ndyrsirave,ai vet ishte kunder vaksinave,ime keshilloka edhe ato kineze .
Përgjigju