Carlo Ancelotti

Sport

Anceloti trajneri i ri i Realit të Madridit , zëvendëson Zinedin Zidane, i cili u dorëhoq

1 Qershor 2021, 19:28| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 19:29

  • Share

Carlo Anceloti do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Realit të Madridit duke zëvendësuar Zinedin Zidane i cili u dorëhoq nga drejtimi i skuadrës.

Ky është një rikthim për Ancelotin në drejtimin e Blancos, pasi e ka drejtuar skuadrën vite më parë gjatë periudhës nga 2013-2015 duke fituar edhe një Champions League.

Këtë sezon Anceloti drejtoi skuadrën e Evertonit në Angli. Ndërsa Reali i Madridit, në drejtimin e Zidanit nuk fitoi asnjë trofe, gjë që nuk ndodhte prej 10 vitesh. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?