Sport

Ancelotti sërish pozitiv me COVID, në fundjavë Real Madridin e drejtoin i biri i italianit

1 Prill 2022, 15:04| Përditesimi: 1 Prill 2022, 15:05

  • Share

Në ndeshjen me Calta Vigo-n që Real Madrid do të luajë të shtunën do të ketë në stol një trajner të veçantë.

Kjo pasi Carlo Ancelotti, trajneri i parë i ekipit, ka rezultuar sërish pozitiv me koronavirus dhe sipas mediave në Spanjë djali i tij do i marrë vendin të paktën për një ndeshje. Edhe për Davide Ancelotti kjo do jetë sfida e tij e parë në krye të një skuadre, i cili sigurisht do të marrë disa këshilla dhe sugjerime nga i ati.

Madrilenët do të kërkojnë kthimin te fitoja, pas asaj humbjeje turpëruere në “El Clasico”, që pësoi nga Barcelona e Xavi Hernandez

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?