Policia ka gjetur prova të mjaftueshme shkencore që çuan në zbulimin e grupit kriminal që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj. Ata kanë gjetur në bagazhin e makinës së përdorur nga Edmond Haxhia, qese, fatura tatimore, rroba, veshje si ato të grave myslimane, tip hixhab, doreza e shishe ujë.
Ndërsa në magazinën e banesën e Haxhisë në fshatin Kakarriq, ekspertët kanë gjetur qese plasmasi, fatura të një marketi në Shkodër, një çamçakëz i konsumuar, një shishe ujë dhe nje facoletë e përdorur.
Ma pas është ushtruar kontroll në dhomën 302 të hotel “Besa” ku qëndroi shtetasi britanik Harry Simpson. Aty u gjetën disa bishta cigaresh, nga të cilat u përftua profil genetik.
Ato u krahasuan dhe rezultuan të njëjta me gjurmët e marra nga dorezat e gjetura në bagazhin e mjetit të marrë me qira nga Edmond Haxhia duke provuar shkencërisht lidhjen e Harry Simpson në këtë ngjarje. Sipas policisë, ai rezulton i proceduar 27 herë në Angli për posedim droge, dhunë dhe vjedhje.
Veç kamerave të sigurisë, prova kryesore sipas mediave që ka policia për atentatorin Ruben Saraiva, janë gjurmët e gjetura në një veshje hixhab të gjetur në bagazhin e makinës “Wolsvagen golf5”. Nga to u prodhua një profil gjenetik, i cili më pas rezultoi i njëjtë me atë të përftuar nga një çamçakëzi i gjetur ngjitur në traun e magazinës së shtëpisë së Edmond Haxhisë.
Lajmi kryesor:
'Shes 'Yamaha X' 1800 euro', si u gjet në Google motori që u përdor për vrasjen e Nikulajt, u ble nga e fejuara e Edmond Haxhisë! Mjeti u braktis pranë shtëpisë së porositësit
M.Q./ReportTv.al