Politikë

Andi Lila krah Bashës: Dita e ndryshimit erdhi si mallkim, u sollëm si europianë, por u shpërblyem si në mesjetën barbare

2 Maj 2021, 17:55| Përditesimi: 2 Maj 2021, 20:21

  • Share

Andi Lila, Koordinator për Sportin për Partinë Demokratike, ka shprehur mbështetjen besnikërinë për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për të vijuar betejën kundër qeverisë Rama për të ardhur në pushtet.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lila thekson se demokratët u sollën si europianë, por u shpërblyen si mesjetën barbare.

“Me privilegjin që z.Basha dhe Partia Demokratike më dhanë si Koordinator Kombëtar i Sportit, kudo ku shkuam, këdo që takuam, vetëm shkëlqimin e shpresës, të optimizmit, ndryshimit e perspektivës me sytë tona vështruam gjithkund.

Por dita e ndryshimit të madh erdhi si një mallkim, shkaktuar nga manipulimi i pamatshëm, dhuna e bandave të ushqyera nga tregu zyrtar i hashashit, shtypja e presioni i administrates, makineria e oligarkëve furnizuar me paratë e siguruara prej taksave publike, policia e drejtësia në këmbë për të avokuar kriminelët. Ato i pushkatuan zgjedhjet e lira si askund në botë e askush në trojet shqiptare.

Ato grabitën shpresën, të ardhmen e fëmijëve tanë. U sollëm si europiane, por u shperblyem si në mesjetën barbare. Por, ne në tokë kurrë nuk ramë. Sfida e vërtetë sa ka nisur. Partia Demokratike, gjithë demokratët e bashkuar me z.Basha në krye, do ja dalim në përballjen me këta manipulatorë.

Ne do ju mbështetim, sepse uragani popull tashmë nuk do ndalet, së bashku do i prijmë. Ne jemi këtu,do të jemi këtu,në mbrojtje të demokracisë, sepse ne jemi shqiptarë dhe veç gjuhën amtare flasim” shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Dega 5 e PD mbështet Bashën: Na presin beteja të reja, nën drejtimin tuaj fitorja e patjetërsueshme! Ish-kreu i PD Kukës: Si PPSH kur kërkonte nga rrethet të mbronin shokun Enver


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?