Andi Artani, një nga personazhet e komentuara të “Përputhen” është “rikthyer” në progremin e dashurisë. I pyetur për marrëdhenien e tij me Jasminën, ai tha se kanë ndarë të njëjtin krevat, por kurrsesi nuk mund të quhet një lidhje.
Kujtojmë se Jasmina ka shprehur mjaft interes ndaj të riut, por gjërat nuk shkruan sic i kishin planifikuar. Jasmina tani duke se e ka harruar plotësisht të shkuarën e “Përputhen” pasi po përflitet për një lidhje dashurie me këngëtarin shqiptar, Ardian Bujupi.
Pjesë nga debati:
Andi: Nuk mendoj që ka qenë lidhje edhe pikë. Ka qenë njohje e sipër që ka ndodh këtu gjatë programit. Bora ti e din shumë mirë vetë që ka pas raste që jam deklaru po a ke mujt me i qujt që kanë qenë një lidhje, jo. Deklaratë i bie që thjesht ke interes.”
Bora: Tani po na bën të gjithëve të besojmë që nuk ka patur asgjë tjetër mes ju të dyve, ju thjesht jeni deklaruar dhe jeni puthur dy herë këtu në program?
Andi: “A e quan lidhje?
Bora: “Kaq ka ndodhur mes ju të dyve?
Andi: Ajo vetë e ka përmendur që kemi ndarë një krevat bashkë.
Bora: Atëherë?
Andi: Ju po e quani lidhjen krevatin bashkë, nuk kemi bashkëjetuar, nuk është lidhje.”
Si duket Andi e ka hedhur poshtë të gjithë historinë e tij me Jasminën duke mos e konsideruar as lidhje. Si do jetë reagimi i Jasminës? Epo për këtë do na duhet të presim.