Bashkia e Cërrikut

Politikë

Andis Salla u emërua ministër Bujqësie, caktohet kryetari i komanduar i Bashkisë së Cërrikut

17 Shtator, 15:33| Përditesimi: 17 Shtator, 16:13

  • Share

Këshilli Bashkiak i Cërrikut ka caktuar kryebashkiakun e komanduar pas dorëheqjes së Andis Sallës.

Florenc Doka është caktuar kryetar i komanduar i Bashkisë së Cërrikut deri në momentin kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Ai mbante detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Cërrikut, post në të cilën u emërua pak para dorëheqjes së kryebashkiakut.

Doka ka mbajtur më parë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Cërrikut, si dhe të drejtorit të Burgut Peqin.

Kryebashkiaku Andis Salla dha dorëheqjen nga detyra pasi u zgjodh nga Kryeministri Edi Rama si ministër i Bujqësisë në qeverinë e re.

Ai është dekretuar edhe nga Presidenti në detyrën e re, ndërsa të enjten pritet që ai dhe ministrat e tjerë të betohen në Parlament.  

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?