Gjatë diskutimit në “Studio Live” në Report TV për situatën brenda Partisë Demokratike, analisti Ben Andoni theksoi edhe paqëndrueshmërinë e Bardhit lidhur me qëndrimet që mban brenda vendit dhe ato që mban kur udhëton në SHBA.
Ndërsa deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi tha se duhen parë vetëm veprimet e Bardhit me mbledhjet e grupit parlamentar ku ka qenë i pranishëm edhe Berisha.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Andoni: Më shqetëson edhe pjesa likuide e Bardhit,. Duket se ka qëndrime të ndryshme kur është jashtë vendit dhe të tjera kur është brenda vendit. Do doja të deklarohej për pozicionin e Berishës.
Baçi: Mir është të shikoni veprimet e Bardhit sesa retorikën e tij. Se cfarë thotë me fjalë është gjë tjetër. Me grupin parlamentar është ulur krah Berishës.
Andoni: Mbledhjet duhet t’i bëni në selinë e PD. Pas 8 janarit nuk arrini të kuptoni cfarë impakti keni lënë tek publiku. Kur nuk keni arritur të bashkoheni në selinë tuaj imagjinoni cfarë i ndodh publikut.
Lajmi kryesor:
Reforma Zgjedhore, Baçi: Të fillojë nga rikthimi i koalicioneve dhe listat e hapura! Shabani: Edhe partitë jo-parlamentare të jenë pjesë e diskutimeve
B.V//ReportTv.al