Ervin Salianji dhe Andrea Mano

Andrea Mano pranon të zëvendësojë Salianjin në Kuvend, dorëzon formularin e dekriminalizimit në KQZ

10 Tetor, 10:28| Përditesimi: 10 Tetor, 10:37

  • Share

TIRANË- Andrea Mano ka pranuar mandatin e deputetit dhe pritet që të zëvendësojë në Kuvend Ervin Salianjin. Burime për gazetaren Esiona Konomi bëjnë me dije se Mano ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Tashmë pritet që KQZ të mblidhet për t’i dhënë Manos mandatin e deputetit.

Mano futet në Kuvend si deputet i Partisë Demokratike pas dënimit të Ervin Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Në zgjedhjet vendore të 2021, Mano mori 5465 vota.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?