Specialisti i futbollit në emisionin “Botërori +” në Report Tv, Andrea Marko, ka vlerësuar Anglinë, sepse ndryshe nga herët e tjera, sheh një ekip më punëtor dhe më të thjeshtë në fushën e lojës…
Tek Anglia është gërshetuar eksperienca me rininë, por edhe me thjestësinë e të luajturit. Kombëtarja angleze ka lojtarë punëtorë, luajnë pa mendjemadhësi, nuk janë egoistë dhe topat shpërndahen te të gjithë lojtarët.
Ndryshe nga herët e tjera, nuk ka trysni, shto dhe faktin që është një trajner që u njeh mirë aftësitë shumë futbollistëve, pasi i ka stërvitur tek ekipi U-21. Southgate, ashtu si dhe grupi, është i thjeshtë dhe po drejton pa presion.
Andrea Marko
Komento