Andrea Marko në emisionin Botërori +

Andrea Marko në “Botërori +”: Angli-Belgjikë, si ndeshje e Premier League

28 Qershor 2018, 15:55| Përditesimi: 28 Qershor 2018, 15:59

  • Share

Analisti i futbollit në emisionin “Botërori +” në Report Tv, Andrea Marko, ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen e mbrëmjes Angli-Belgjikë, ku nuk beson se do bëhen shumë llogari, por do luhet futboll.

Angli-Belgjikë më duket si një ndeshje e kampionatit anglez. E them këtë sepse, përveçse se Anglia i ka të gjithë futbollistët nga kampionati vendës, te Belgjika një pjesë e mirë luajnë në Premier League.

Lojtarët njohin njëri-tjetrin dhe, duke futur këtu që Kane do të kërkojë të shënojë për t’u shpallur shënuesi më i mirë i Botërorit, apo në krahun tjetër Hazard që do të lërë gjurmë, mendoj se do të jetë ndeshje e hapur dhe e bukur dhe jo me llogari.

 Andrea Marko.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?