Andrea Marko

Sport

Andrea Marko në “Botërori +”: Brazil-Belgjikë, spektakli i “Russia 2018”

6 Korrik 2018, 15:58| Përditesimi: 6 Korrik 2018, 16:03

  • Share

Sot dhe nesër luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Botës “Russia 2018”, por për specialistin e futbollit Andrea Marko, i ftuar i përhershëm në emisionin “Botërori +” në Report, spektakli i vërtetë është te dueli Brazil-Belgjikë.

“Në një kupë bote të gjitha ndeshjet janë të bukura, por të them të drejtën mezi po pres ndeshjen e orës 20:00 Brazil-Belgjikë, që për mua, është spektakli i vërtetë i ‘Russia 2018’. Nuk nënvlerësoj 3 duelet e tjera, por në këtë etapë, Brazil-Belgjikë duket si një finale më vete.

Nuk është vetëm Neymar-Hazard, sepse Brazili ka edhe Coutinho, Thiago Silva, Firmino e shumë yje të tjerë, ndërsa në krahun tjetër Belgjika ka edhe Lukakun, De Bryune, Mertnens e të tjerë” – është shprehur Andrea Marko.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?