Specialisti i futbollit në emisionin “Botërori +” në Report Tv, Andrea Marko, mendon se njëri mes Antoine Griezmann dhe Luka Modriç, pikërisht ai që fiton Kupën e Botës, do të marrë edhe “Topin e Artë".
Griezmann me të drejtë që lançohet si kandidati kryesor për të marrë ‘Topin e Artë’ këtë vit, por jo më kot thotë se do më shumë Kupën e Botës, pasi automatikisht triumfi në Botëror ia jep edhe trofeun individual. Mendoj se Griezmann ose Modriç, kush do të fitojë Botërorin, do të marrë ‘Topin e Artë’. Nuk shoh kandidat tjetër, duke parë se edhe Ronaldo me Messin u larguan shumë shpejt nga Kupa e Botës.
Specialisti i futbollit Andrea Marko
Komento