Emisioni “Botërori +” në Report tv ka hyrë në ditën e 12-të, me ndryshimin që tani e tutje, deri më 15 korrik do të nisë në orën 14:30 dhe do të përfundojë në orën 16:00, pak para fillimit të ndeshjeve të kësaj ore. Ndërsa në mbrëmje “Botërori +” do të vijojë në orarin e zakonshëm, nga 19:00 deri më 20:00.
Specialisti i futbollit Andrea Marko, duke analizuar ndeshjen Poloni-Kolumbi, e fituar nga kjo e fundit, ka pohuar se tashmë Kolumbia është për t’u pasur frikë…
Kolumbia, pas fatit të keq me Japoninë, m’u duk sikur rilindi ndaj polonisë, duke bindur. Nuk po them nisur nga rezultati, por nga ajo që prodhoi në fushën e lojës. Tashmë Kolumbia është për t’u pasur frikë, besoj se do ta kalojë grupin.
Specialisti i futbollit Andrea Marko