Andrea Marko në Botërori +

Andrea Marko në “Botërori +”: Shumë sulmues në stol, Argjentina rrezikon

30 Qershor 2018, 15:15| Përditesimi: 30 Qershor 2018, 15:18

  • Share

Sapo janë bërë zyrtare formacionet e sfidës së parë të 1/8 finale të “Russia 2018”, specialisti i futbollit në emisionin “Botërori +” në Report Tv, Andrea Marko, është habitur kur ka parë që Higuain, Aguero dhe Dybala janë lënë në stol…

Është e habitshme kur shoh sulmuesit që shënojnë më shumë janë lënë në stol. Mungon Higuain, Aguero dhe Dybala, asnjë sulmues i mirëfilltë përkrah Messit. Duket se Argjentina është future për t’u mbrojtur, duke i besuar vetëm Messit.

Nuk mund të fitohet një ndeshje pa nuk tentove të sulmosh, pa pasur një fushë një golashënues. Vërtet është Messi, por ai mund të bllokohet në disa moment dhe i vetëm mund të ketë vështirësi. 

Andrea Marko.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?