Cristian Shpendi

Andrea Pirlo kërkon lojtarin e kombëtares shqiptare

22 Dhjetor 2023, 12:09| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 12:10

  • Share

Vendi i dhjetë në Serie B dhe shumë pikë për t'u rikuperuar nëse dëshirojnë ngjitjen në elitën e futbollit në Itali, kanë bërë që drejtuesit e Sampdorias t'i hedhin sytë drejt sulmit.

Siç bëjnë me dije mediet tej Adriatikut, i përzgjedhuri i drejtuesve është sulmuesi i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Cristian Shpendi. 20-vjeçari këtë sezon me Cesenan ka shënuar 10 gola në 14 paraqitje dhe po ndjek rrugën e të vëllait, Stiven, që luan me Empolin në Serie A.

Me kontratë deri në verën e 2026, Shpendi vlen 2 milionë euro në treg dhe është një sulmues "pykë", i aftë për skemat e trajnerit Andrea Pirlo te Sampdoria.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?