Goli i Andrea Pirlos

Sport

Andrea Pirlo s'njeh 'pension', shënon supergol nga goditja e dënimit (VIDEO)

25 Mars, 13:35| Përditesimi: 25 Mars, 13:36

  • Share

Është 45 vjeç dhe prej tetë vitesh nuk luan më futboll në nivel profesionisti, por Andrea Pirlo tregon se mosha nuk e zbeh cilësinë dhe klasin.

Në ndeshjen e bamirësisë mes legjendave të Milan dhe Tottenham, Pirlo bëri që gjithë stadiumi të çohej në këmbë dhe të duartrokiste "perlën" e tij nga 25 metra.

Edhe pse ka tetë vite në pension, Pirlo tregoi klas dhe goditi objektivin si gjithmonë, ndërsa portieri Michel Vorm pa topin duke u futur në rrjetë dhe nisi duartrokitjen.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?