Andres Iniesta

Andres Iniesta do të largohet nga skuadra japoneze! Lë hapur mundësitë për rikthim në Barcelonë

6 Maj 2023, 22:20| Përditesimi: 6 Maj 2023, 22:23

  • Share

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta po përgatitet të largohet nga skuadra japoneze, Vissel Kobe në korrik.

Spanjolli iu bashkua gjigantëve të J League në vitin 2018, pas një lamtumire magjike në Camp Nou, dhe ai zgjodhi të rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2024, në fillim të vitit 2020.

Sipas raportimeve nga gazeta japoneze Nikkan Sports, Vissel është gati të lirojë Iniestën nga kontrata e tij, në mes të sezonit të tyre vendas.

Barcelona përballet me Vissel në një lojë miqësore në qershor, në atë që ka të ngjarë të jetë ndeshja e tij e fundit në Japoni.

Iniesta, i cili mbush 39 vjeç në ditët në vijim, nuk ka folur për daljen e tij në pension me mundësinë për të pranuar një mundësi tjetër për të luajtur apo për të patur një rol si trajner me Barcelonën e Xavit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?