Andres Iniesta

Andres Iniesta sfidon Hansi Flick: Një ditë do jem trajneri i Barcelonës

17 Tetor, 16:00| Përditesimi: 17 Tetor, 16:01

  • Share

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta ka folur për mediet në Spanjë. 40-vjeçari la futbollin pak ditë më parë teksa ka treguar se do i përkushtohet trajningut dhe një ditë do rikthehet në 'shtëpi' si trajner.

"Të drejtoj Barcelonën një ditë? Është një sfidë e jashtëzakonshme për çdo trajner dhe për trajnerët që kanë qenë lojtarë këtu dhe kanë pasur një histori pas tyre, aq më tepër. Është një sfidë e rëndësishme. Por kur mendon si trajner, gjithmonë përpiqesh të jemi të përgatitur për gjithçka”, tha ai.

Andres Iniesta e tha këtë kur foli për të ardhmen e tij në një intervistë për Mundo Deportivo.

“Barça më ndryshoi jetën, është shtëpia ime dhe nuk e di nëse do të jem në gjendje të kthehem ndonjëherë, por ai entuziazëm për atë që përfaqëson do të jetë gjithmonë aty”, shpjegoi mesfushori, i cili njoftoi tërheqjen nga futbolli javën e kaluar.

"Do të më mungojë gjithçka për futbollin, të jem në stadium me njerëz, të stërvitem dhe të luaj. Sepse gjëja që më ka bërë të lumtur është të luaj futboll. Çdo gjë tjetër nuk do të jetë ajo lumturi, por nuk duhet të jetë më pak. Do të jetë ndryshe”, shtoi ish-lojtari i kombëtares spanjolle.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?