Daria Gusa ishte 16 vjeç dhe ende në shkollë, kur thotë se mori një mesazh privat në Instagram nga Andrew Tate, një influencues i profilit të lartë pothuajse 20 vjet më i madh se ajo.
Ajo është një nga dy adoleshentët që kanë përshkruar për BBC se si Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan iu afruan atyre në internet, me sa duket duke përdorur një formulë standarde. Ajo tha po ashtu se kur ndau përvojën e saj, shumë të rinj e kanë akuzuar se po gënjen.
Në të shkruhej 'vajza rumune' dhe ai vendosi disa 'emoji' flirte.
“Isha konfuze, sepse kisha vetëm 200 ndjekës dhe ishte një llogari private”, tha Daria.
Daria, e cila tani është në universitet në Angli, është vajza e një politikani të shquar rumun dhe ndihet në gjendje të flasë publikisht, kur të tjerët kanë 'frikë'.
"Ne dukeshim se ishim vajza të shkollës së mesme. Ne kishim shkollën tonë të mesme në biografinë tonë dhe gjithçka. Unë mendoj se ai thjesht po përpiqej të gjente vajza që ishin sa më të pafajshme ose naive, për mendimin tim.", shtoi ajo.
Vajza, e cila rrëfeu historinë tregoi një screenshot të mesazhit, të cilit nuk iu përgjigj kurrë. Por ajo thotë se disa nga miqtë e saj e bënë këtë.
Andrew dhe Tristian Tate janë aktualisht në paraburgim 30-ditor në Rumani, ndërsa policia heton akuzat për përdhunim dhe trafikim, të cilat ata i mohojnë.