Në Ditën Ndërkombëtare të Xhazit rikthehet “Andrra n’tren”. Pasagjerët e ‘Maratonës së suingut’ u nisën nga Tirana në Shkodër, duke iu përmbajtur kodit të veshjeve që i kthente pas në kohë në vitet ’50-‘60.
Vajza me fustane me pika, perla të bardha e flokë të stiluar e me aksesorë...
Ndërsa djemtë me veshje klasike, i ftojnë në kërcim. E gjitha duket si skenë e dalë prej ndonjë filmi...
Nga Tirana në Shkodër, “Andrra në tren”, solli sërish magjinë e “Maratonës së suingut” në Ditën Ndërkombëtare të Xhazit.
Si çdo vit, kodi i paracaktuar i veshjes, bëri që udhëtarët të ofronin një paskthim ëndërrimtar, kësaj here në vitet ’50-’60.
Nostalgjia e udhëtimit me tren në një koncert shumë orësh që sjell më të mirën e muzikës xhaz, është shndërruar tanimë në një festë të shumëpritur, tek pasagjerët besnikë e të tjerë që shtohen në kërkim të emocioneve të ndryshme. Ndërsa banorët i mirëpresin me po të njëjtin entuziazëm në qytetin e “ëndrrave”.
“Historia na dëfton, tregimet e prindërve tanë, të gjyshërve na dëftojnë që është luajtur më herët xhazi në Shkodër, kështu që është i vetmi qytet që e përballon, di ta mbajë, di ta kërcejë, di ta këndojë, di ta jetojë, se xhazi nuk është vetëm muzikë, por mënyrë jetese”, tha njëra prej pjesëmarrëseve të festës.
Treni i nostalgjisë, e tingujt e muzikës xhaz kanë ofruar kështu spektakël në zonën muzeale të projektuara nga Kol Idromeno e ku zgjaten rrugët e Gjuhadolit.
Jazz-i ka qene ne mode ne vitet 20-te. Edhe veshjet ne video te asaj dekade jane. Ne vitet 50-te dihet qe lindi rock and roll dhe veshjet ishin krejt ndryshe. Treni me duket pa lidhje me temen e festes. Ose gjeni nje tren tip Orient-Express ose bejeni rrugen me makina Ford Model T.
Përgjigju