Anëtar i bandës se Lul Berishës dhe pjesëmarrës në vrasjen e bujshme të Klodjan Saliut, Dubai liron Plaurent Dervishajn, refuzohet ekstradimi

6 Shkurt 2021, 11:41| Përditesimi: 6 Shkurt 2021, 13:47

  • Share

Autoritet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë refuzuar ekstradimi i Plaurent Dervishajt për në Shqipëri.

Dervishaj është liruar ditën e djeshme nga gjykata me argumentin se materialet nga Shqipëria kanë mbërritur me vonesë. SPAK ende nuk është njoftuar zyrtarisht për këtë vendim as policia e shtetit. Dervishaj u kap me 10 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë që ishte në arrati pas operacioni "ASgjë nuk harrohet". Lirimi është bërë ditën e djeshme në orën 10:00.

Report Tv ka siguruar kërkesën për ekstradim të autoriteteve shqiptare e cila është firmosur që në datë 21 dhjetor 2020 nga ministrja e Drejtësisë, Etlinda Gjonaj.

Plarent Dervishaj u arrestua në Dubai. Shpallja në kërkim e Dervishaj është bërë pas rrëfimit të Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut, vrasje në të cilën bashkëpunëtori i drejtësisë, ka treguar se ka marrë vetë pjesë, së bashku me Indrit Taullaun, Plaurent Dervishaj.

Ndërsa sipas Luftar Recit, Lulzim Berisha ishte njeriu që i kishte propozuar vrasjen e ish-mikut të tij Saliu, në këmbim të vrasjes së hasmëve të Luftar Reccit. Me arrestimin e Plaurent Dervishaj, tashmë personi i vetëm që vijon të jetë në kërkim është Lulzim Berisha. Lidhur me arrestimin e Dervishaj në Dubai, “Shqiptarja.com”, kërkoi të marrë një njoftim zyrtar nga drejtues Arben Kraja, por ky i fundit refuzoi të përgjigjet.

1612610607_1612607770DERVISAHJSALIU.jpg

Plaurent Dervishaj dhe Klodjan Saliu

Kujtojmë se më 8 dhjetorin e vitit të kaluar SPAK zbardhi dy ngjarjet e bujshme të 2005 ku me një diferencë prej 24 orësh u vranë Vajdin Lamaj dhe Klodjan Saliu. Për këto dy vrasje të akuzuarit kryesor janë Emiljano Shullazi, Lul Berisha dhe anëtarët e bandave të tyre. Rihapja e hetimeve ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit Luftar Reçi, ndërsa SPAK po i trajton të dy vrasjet në një dosje të vetme, duke akuzuar Lul Berishën dhe Emiljano Shullazin dhe bandat e tyre se kanë bashkëpunuar për vrasjen Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit, i cili shoqëronte Lamajn në ashensor.

Kërkesa e ekstradimit drejtuar autoriteteve Emiraeve të Bashkuara

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 06/02/2021 19:58

    Nuk ka shpetuar se ka pashaport amerikane jo.Ne Dubai mjafton te investosh dhe te mos kryesh krime dhe dhe shkelje ligji se nuk te deportojn.Dubai eshte i mbushur plot me njerez qe jane ne kerkim nga shume vende te evropes dhe atje kane gjetur strehe.Ka dhe shqiptare qe jetojne atje dhe ketu ne shqiperi jane ne kerkim.

    Përgjigju
  • Tobestrafkulla: 06/02/2021 17:35

    Po pse kot ka Lenti pashaport Amerikane? Ai raporton direkt ne Lengli nuk meret fare me Shqiprin. Kur esht lag ndonjeher Lenti! Hallall plako gezoje jeten vetem kujdes mos takosh Tikun e bomit. E din vet ti si u hudh nga makina i.taullaj dhe mori arat me vrap.

    Përgjigju
    • Asqiriu: 06/02/2021 20:14

      Tiku bomit ad coli , pse esht prish me lul berishen ky ?

    • lengli: 06/02/2021 18:17

      jo pashaport amerikane te kete ai por dhe pashaporte marsjani te kete ky nuk e ka te gjate po deshi luli...ky jeton se e do ai. ky tiku kush na qenka?

  • Tiku: 06/02/2021 12:58

    Interpol Tirana me sa kuptohet e paska ngrën një lug çorbë të prishur. I ka ngelur Ed Ramës që të bëj dhe punën e këtyre të korruptuarve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?