Grupi i Habilajve

Kronikë

Anëtar i grupit të Habilajve, GJKKO dënon me 8 vite burg për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal Reshat Radhimën

4 Qershor 2021, 16:25| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 20:18

  • Share

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar sot me 8 vite burg Reshat Radhimën, anëtar i grupit të Habilajve, i cili u shpall fajtor për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Rradhima u arrestua në Itali dhe u ekstradua nga Roma drejt Tiranës pasi kërkohej prej 2 shkurt 2017. Radhima u kap në përgjime për drogë teksa bisdeonte në 2016 me të hetuarin tjetër Taulant Haxhiraj dhe shqetësoheshin se parcelat me hashash rrezikoheshin nga krimbi. Gjykata për Krime të Rënda nisi më 15 prill 2019 gjykimin për dosjen 'Habilaj', ndërsa procesi ndaj Radhimës u veçua nga ai i anëtarëve të tjerë, pasi ai ishte në arrati dhe kërkohej nga policia.

Ndërsa disa ditë më parë Gjykata speciale kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë dënimet me burg për grupin e Habilajve, mes të cilëve edhe Moisi Habilaj, të cilin e ka dënuar me 10 vite burg për veprat penale trafik droge dhe grupi i strukturuar kriminal, nga 15 vite që kishte kërkuar SPAK.  Moisi Habilaj, është në arrati, ndërsa është i dënuar edhe në Itali me 15 vite e 5 muaj burg lënë në fuqi edhe nga Apeli atje, por ky vendim nuk u ekzekutua pasi ai u arratis nga banesa ku qëndronte me masë sigurie.  

Këtij grupi iu kap në tetor të 2017, në Babicë të Vlorës një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe.

Vendimi i GJKKO për Reshat Radhimën

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?